web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodian Duro rikthehet në stol, zyrtarizohet te skuadra shqiptare

23 Qershor 2025, 15:39, Sport CNA

Klodian Duro rikthehet në stol, zyrtarizohet te skuadra shqiptare

Klodian Duro duket se u ka dhënë fund pushimeve dhe do të rikthehet në stol. Tekniku 47-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë.

Mësohet se ai ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit, skuadër e cila militon në Ligën e Parë.

Synimi do të jetë ngjitja në Superligë, ndërsa mbetet të shihet nëse do ta arrijë apo jo.

Për Duron është rikthim në Kosovë, aty ku në të kaluarën ka drejtuar edhe Feronikelin e Gjilanin.





Lajmet e fundit nga