web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

IFFHS/ Kampionati shqiptar ngjitet me 25 vende në renditjen botërore për vitin 2023

24 Janar 2024, 14:19, Sport CNA

IFFHS/ Kampionati shqiptar ngjitet me 25 vende në renditjen botërore

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e botës.

Kampionati shqiptar i futbollit, Superioja, renditet i 41-ti në klasifikimin e IFFHS për vitin 2023.

Në renditje kampionati shqiptar ka përmirësuar 25 pozicione krahasuar me vitin 2022, teksa pozicioni aktual është më i miri në histori, sipas IFFHS.

Superiorja ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha kampionatet në të gjithë botën, duke lënë pas në renditje kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus apo amerikan.

 

IFFHS/ Kampionati shqiptar ngjitet me 25 vende në renditjen botërore





Lajmet e fundit nga