web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hap fals në shtëpi, Partizani zhgënjen ndaj Bylisit

19 Prill 2026, 20:59, Sport CNA

Hap fals në shtëpi, Partizani zhgënjen ndaj Bylisit

Partizani barazoi 1-1 ndaj Bylisit në javën e 32-të të Superiores. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 2-të me Ferreira, pas një gabimi në mbrojtje.

Partizani barazoi në minutën e 19-të me penalltinë e realizuar nga Isgandarli, e fituar nga vetë ai pas ndërhyrjes së Markut.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në minutën e 55-të, Ismaili u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Partizanin me 10 lojtarë.

Në vazhdim, ndeshja pati pak raste konkrete për gol. Në minutat shtesë pati tension dhe pretendime për faulle në zonë, por rezultati nuk ndryshoi.

Partizani mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa Bylisi është i parafundit me 32 pikë.





Lajmet e fundit nga