web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haland, "mbret" edhe në Ligën e Kampionëve

11 Qershor 2023, 13:41, Sport CNA

Erling Haland është shënuesi më i mirë i Champions League me 12 gola. Ai shënoi vetëm njërin prej tyre nga pika e bardhë.

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, është i dyti me tetë gola të shënuar. Në vendin e tretë është anësori i Real Madridit, Vinicius Zhunior, i cili ka shënuar shtatë gola. Të njëjtin numër ka edhe Kilië Mbape nga Paris Saint Germain.

Kujtojmë se në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Haland realizoi në një ndeshje pesë gola. Në ndeshjen e dytë kundër Lajpcigut në fazën 1/8 finale, norvegjezi goditi pesë herë portën e ekipit gjerman.

Vlen të përmendet që sulmuesi është edhe golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, duke shënuar 36 gola në 35 ndeshje.





Lajmet e fundit nga