web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati firma, zbulohet e ardhmja e trajnerit Arteta

12 Shtator 2024, 12:56, Sport CNA

Gati firma, zbulohet e ardhmja e trajnerit Arteta

Mikel Arteta do të vazhdojë të jetë trajner i Arsenalit, edhe për të ardhmen. Tekniku spanjoll i ka rikthyer londinezët të jenë konkurrues dhe kjo ka lënë shije tejet pozitive te drejtuesit e klubit, që kanë vendosur ta shpërblejnë.

Arteta do të firmosë kontratën për 3 sezonet e ardhshme, ku do të qëndrojë në krye të “Topçinjve” deri në vitin 2027. Me rinovimin e kontratës, sigurisht që për trajnerin do të ketë kushte të përmirësuara financiare.

42-vjeçari kujtojmë se ishte në vitin e fundit të kontratës aktuale, teksa tashmë e zgjat atë edhe për 3 sezone të tjera. Arteta e mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019.





Lajmet e fundit nga