web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gabim i portierit në fund dhe pesë gola të shënuar, Dinamo fiton ndaj Kukësit

29 Janar 2024, 19:03, Sport CNA

 

Dinamo City triumfoi në frymën e fundit me rezultatin 3-2 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superiore.

Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë, me Lorenco Vilën dhe Denisson, në minutat 12 dhe 13.

Rezultati vazhdoi kështu deri në minutat e fundit, kur Kukësi ia doli të barazojë me golat e Rivas në minutën e 84-t dhe Zhongo në minutën e 87-të.

Në minutën e 96-të, ishte Rustem Hoxha, që shënoi golin e fitores për Dinamon, duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit Tafas.

Me këtë rezultat, Dinamo ngjitet në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e parafundit me 19 pikë.





Lajmet e fundit nga