web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Realizoi tregolësh, falënderimi i veçantë në shqip i Adeyemi-t

2 Tetor 2024, 11:28, Sport CNA
FOTO/ Realizoi tregolësh, falënderimi i veçantë në
Karim Adeyemi, Borussia Dortmund

Karim Adeyemi ishte mes protagonistëve kryesorë të Borussia Dortmund të triumfin e thellë 7-1 ndaj Celtic, në takimin e raundit të dytë të Champions League.

Sulmuesi gjerman gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 11’, në minutën e 29’ dhe në minutën e 42’.

Pas ndeshjes, ashtu siç e do tradita tashmë, autori i tre golave, pra Adeyemi mori topin me vete.

Në një “insta-story”, 22-vjeçari ka publikuar një foto duke mbajtur topin, ndërsa shkruan faleminderit në gjuhën shqipe: “FLM o bir”.

Ky falënderim në shqip nga Karim Adeyemi vjen pasi sulmuesi i Dortmund-it është në një lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare, Loredana, dhe shpeshherë futbollisti bën reagime të veçanta në shqip./CNA

FOTO/ Realizoi tregolësh, falënderimi i veçantë në
Karim Adeyemi, Burimi: Instagram




Lajmet e fundit nga