ZYRTARE/ Sulmuesi njofton largimin nga skuadra e Vllaznisë
Ardit Hoxhaj është largimi i radhës nga Vllaznia. Vetë sul...

Përveç merkatos, Skënderbeu e ka një sy edhe nga rinovimet me lojtarët që shkëlqyen në Kategorinë e Parë me ekipin korçar.
Një nga lojtarët që do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhekuqve edhe në sezonin e ardhshëm në elitë është Gresild Lika. Sulmuesi i avancuar ishte një nga të preferuarit e trajnerit Ivan Gvozdenoviç dhe luajti si titullar në të gjitha sfidat, duke ndihmuar ekipin drejt objektivit Superiore.
I vetëdijshëm që përgjegjësia dhe konkurrenca për sezonin e ri do jetë më e madhe, Lika tregon në një bisedë për “Panorama Sport” se do të japë maksimumin për Skënderbeun. 25-vjeçari ka luajtur më parë në elitë si pjesë e Partizanit, Bylisit dhe Luftëtarit.
“Jam shumë i kënaqur që do të vijoj të jem pjesë e Skënderbeut. Më lumturon fakti që drejtuesit kanë besim tek unë. Kjo më motivon akoma më tepër që të jap maksimumin. Siç e dini, kaluam një sezon të vështirë, pasi Kategoria e Parë është një kampionat, ku nuk mjafton vetëm cilësia, por duhen edhe faktorë të tjerë për të dominuar. Në fund ia dolëm mbanë dhe tani jemi në Superiore. Unë premtoj se do të jap gjithçka nga vetja ime që ta rikthejmë edhe një herë tjetër Skënderbeun në majën e futbollit shqiptar, aty ku i takon të jetë”, ka thënë fillimisht Lika.
Ndërkaq, i pyetur për konkurrencën që do të ketë në ekip, ai deklaroi se ky fakt nuk e tremb. Sipas tij, kjo e motivon edhe më tepër që të japë më të mirën.
“Jam i sigurt se drejtuesit do të sjellin gjatë merkatos së verës shume futbollistë cilësorë dhe rivaliteti për një vend titullari do të jetë i madh. Unë nuk trembem, por do të vazhdoj të stërvitem fort për të qenë në formën optimale. Konkurrenca në ekip është gjë e mirë dhe unë do ta shfrytëzoj gjithmonë shansin tim. E rëndësishme është që të jemi të bashkuar dhe të rikthejmë Skënderbeun në nivele të larta”, përfundoi Lika.
Ndërkohë, drejtuesit vijojnë bisedimet me lojtarët që synohen për t’u afruar në ekip, por deri më tani nga ana e klubit nuk ka ende konfirmime për firmosjen e kontratave të reja.
Ardit Hoxhaj është largimi i radhës nga Vllaznia. Vetë sul...
Pep Guardiola është aktualisht në piedestal të futbollit bot...
Është mbyllur sezoni në Europë pas finales së Champions Le...
Cagliari fitoi 0-1 me Barin në transfertë dhe siguroi kësh...
Taulant Seferi ka dalë në konferencën e zakonshme për shty...
Stivi Frashëri i ka dhënë lamtumirën klubit të Ballkanit dit...
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj, ka qenë pjesë ...
Masanga Matondo nuk është më futbollist i Partizanit dhe v...
Gjatë periudhës së tij 31-vjeçare në krye të Milanit, Silvio...
Largimi i radhës nga Vllaznia është Dajan Shehi. Mësohet s...
Futbolli italian u duk sikur ka arritur majat e futbollit eu...
Lajmi për vdekjen e Silvio Berlusconi-t tronditi botën e fut...
Partizani është një nga skuadrat më të kompletuara në Katego...
Pas shumë largimeve nga Laçi në përfundim të këtij sezoni,...
Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare më...
Sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, është shpallur ng...
Silvio Berlusconi, 86 vjeç, nuk ia ka dalë të fitojë luftë...
Lucas Hernandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka nisur punën ...
Gjelbrim Taipi nuk do të jetë më lojtar i Kukësit për sezo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...