web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Euro U-21/ Emanuela Rusta gjykon ndeshjen e Spanjës

13 Nëntor 2025, 15:36, Sport CNA

Euro U-21/ Emanuela Rusta gjykon ndeshjen e Spanjës

Arbitrja shqiptare, Emanuela Rusta, është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen Spanjë U-21 – San Marino U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri – Serbi 2027”.

Kjo është hera e parë që UEFA i beson një arbitreje shqiptare drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21, një moment historik për arbitrimin shqiptar edhe për vetë Emanuela Rustën.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Angel Carro” në Spanjë, më 14 nëntor në orën 20:45, ndërsa e gjithë trupa gjykuese do të jetë shqiptare. Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani do të jenë asistentë të dytë dhe të tretë, ndërsa Andi Koçi do të mbajë detyrën e arbitrit të katërt.

Arbitrat shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në ndeshjet europiane, dhe ky është një tjetër hap i rëndësishëm në afirmimin e arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga