web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"El Classico" i parë sezonal fitohet nga Barcelona

24 Korrik 2022, 08:46, Sport CNA
"El Classico" i parë sezonal fitohet nga Barcelona
Barcelona

“El Clasico” i parë i sezonit është i Barcelonës! Ndonëse një miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023, ky takim mori vëmendjen e të gjithëve.

Katalanasit triumfuan ndaj Realit të Madridit me rezultatin minimal 0-1 falë një “perle” nga distanca e blerjes së madhe të verës, Rafinja, ku në minutën e 27-të dërgoi topin në trekëndësh.

Gjithashtu edhe Robert Levandovski ishte titullar në këtë takim për Barcelonën. Skuadra e Ksavit ka ende tri miqësore për të zhvilluar, ndaj Juventusit, Nju Jork Red Bull dhe Pumasit.

Ndërsa ekipi i Karlo Ançelotit, ka edhe dy miqësore për të luajtur, atë ndaj Klab Amerikës dhe Juventusit.





Lajmet e fundit nga