Shqipëri-Angli si ndeshja me Serbinë, FSHF me njoftim për biletat
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët d...

UEFA po shqyrton mundësinë për të ndryshuar sistemin aktual të kualifikueseve për Kampionatin Europian dhe për Kupën e Botës, me synimin për të shmangur ndeshjet e pabarabarta dhe për të krijuar më shumë përballje të nivelit të lartë mes kombëtareve. Lajmi është raportuar nga e përditshmja franceze “L'Equipe”, sipas së cilës institucioni më i lartë i futbollit europian po diskuton për një model të ri organizimi të kualifikueseve, të frymëzuar nga formati i ri i Ligës së Kampionëve.
Ideja kryesore është të rritet niveli i garës duke shmangur ndeshjet ku diferenca mes ekipeve është shumë e madhe. Kjo do të sillte më shumë përballje direkte mes skuadrave të mëdha, duke e bërë kalendarin e kombëtareve më tërheqës për tifozët, mediat dhe partnerët komercialë.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e kishte përmendur këtë mundësi edhe nw tw kaluarwn, duke folur për nevojën e një formati më modern dhe më konkurrues. Aktualisht po shqyrtohen disa variante: një mundësi është që Liga e Kombeve të përdoret si rrugë alternative për kualifikimin në turnetë e mëdhenj, ndërsa një tjetër parashikon krijimin e një kampionati të vetëm me 54 skuadra pjesëmarrëse ose ndarjen e tyre në dy grupe prej 27 kombëtaresh secili.
Ky sistem do të mundësonte një numër më të madh ndeshjesh mes ekipeve të mëdha, pa përjashtuar kombëtaret më të vogla, të cilat do të kishin ende mundësi për të garuar në fazat e kualifikueseve. Për UEFA-n, ky model synon të ruajë barazinë sportive, por njëkohësisht të ofrojë përballje më të forta, më të ndjekura dhe me interes më të madh mediatik.
Nga ana tjetër, ndryshimi i formatit do të kishte ndikim të rëndësishëm edhe në aspektin ekonomik. Një kalendar me ndeshje më tërheqëse do të rriste vlerën e të drejtave televizive dhe të kontratave të sponsorizimit, duke sjellë përfitime financiare për federatat kombëtare dhe për vetë UEFA-n.
Megjithatë, çdo reformë e tillë nuk pritet të hyjë në fuqi menjëherë. Sipas raportimeve, çdo ndryshim i mundshëm do të zbatohej vetëm pas vitit 2028, kur skadojnë kontratat aktuale televizive dhe komerciale të UEFA-s për ciklin e ardhshëm të kompeticioneve.
Nëse miratohet, formati i ri do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si zhvillohen kualifikimet për turnetë ndërkombëtarë, duke synuar një futboll më konkurrues, më të ekuilibruar dhe ekonomikisht më të qëndrueshëm për të gjitha vendet anëtare të UEFA-s.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët d...
Fitorja ndaj Jordanisë ka konfirmuar formën e mirë të Komb...
Këtë të mërkurë, u luajtën ndeshjet e fundit të turit të p...
Ivan Hasek nuk është më trajner i Kombëtares së Çekisë, pa...
Shqipëria ka arritur një tjetër rezultat pozitiv, duke mpo...
Milan-i po përballet me një periudhë të komplikuar, pasi j...
Ndryshime në agjendën e Superiores për javën e shtatë. Nde...
Gjatë kohës që Shqipëria zhvillonte ndeshjen miqësore ndaj...
Elseid Hysaj është zyrtarisht lojtari me më shumë ndeshje ...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shfaq shumë i lumtur pas...
Elseid Hysaj ka hyrë në histori si lojtari me më shumë nde...
Shqipëria ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Jordanisë, në m...
Shqipëria ka marrë avantazhin 4-1 ndaj Jordanisë, në miqës...
Shqipëria ka përmbysur rezultatin në 2-1 ndaj Jordanisë. ...
Afrika e Jugut është kualifikuar për Kupën e Botës 2026 pa...
Shqipëria ka barazuar shifrat në 1-1 në miqësoren ndaj Jor...
Jordania ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë, në stadium...
Shqipëria përballet me Jordaninë, në miqësoren, që vjen pa...
Për të tretin vit radhazi, Milani ka mbyllur bilancin fina...
Janë publikuar formacionet zyrtare, në miqësoren Shqipëri-...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...