web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të ardhura rekord, Milani mbyll bilancin me fitim

14 Tetor 2025, 18:07, Sport CNA

Të ardhura rekord, Milani mbyll bilancin me fitim

Për të tretin vit radhazi, Milani ka mbyllur bilancin financiar me fitim. Klubi kuqezi regjistroi të ardhura rekord prej 495 milionë eurosh deri më 30 qershor 2025, me një rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraardhës dhe një fitim neto prej 3 milionë eurosh.

Rezultatet u arritën falë të ardhurave nga Liga e Kampioneve dhe fitimeve nga shitjet e Reijnders te Manchester City dhe Kalulu te Juventusi.

Pas këtij bilanci pozitiv, kapitali neto i klubit arrin në 199 milionë euro, duke konfirmuar stabilitetin ekonomik dhe menaxherial të projektit të Milanit. Klubi ka investuar mbi 250 milionë euro në blerjen e futbollistëve në dy sezonet e fundit, sipas strategjisë së RedBird Capital për të rikthyer çdo të ardhur në zhvillimin e klubit.

Në sezonin 2024/25 ka debutuar edhe projekti “Milan Futuro”, pavarësisht rënies në Serie D. Në plan afatgjatë, vëmendja e klubit është përqendruar te projekti i stadiumit të ri dhe zhvillimi paralel i zonës San Donato.





Lajmet e fundit nga