web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthim në Botëror, kombëtarja e njohur siguron kualifikimin

14 Tetor 2025, 20:24, Sport CNA

Rikthim në Botëror, kombëtarja e njohur siguron kualifikimin

Afrika e Jugut është kualifikuar për Kupën e Botës 2026 pas fitores 3-0 ndaj Ruandës në ndeshjen e fundit të Grupit C.

Skuadra e drejtuar nga Hugo Broos dominoi takimin që nga fillimi, duke shënuar që në minutat e para me Mbatha.

Në minutën e 26-të, Apolls realizoi golin e dytë, duke vulosur epërsinë në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, Makgopa shënoi edhe golin e tretë me kokë, duke siguruar një fitore të pastër për vendasit.

Me këtë rezultat, Afrika e Jugut siguroi vendin e parë në Grupin C dhe kualifikimin në Botërorin që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ky është kualifikimi i parë i Afrikës së Jugut në një Kupë Bote që nga viti 2002, pas pjesëmarrjes si vend pritës në 2010.





Lajmet e fundit nga