web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hysaj futet në histori! Lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtare

14 Tetor 2025, 21:10, Sport CNA

Hysaj futet në histori! Lojtari me më shumë ndeshje në

Elseid Hysaj ka hyrë në histori si lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtaren shqiptare.

Mbrojtësi 31-vjeçar ka arritur shifrën rekord prej 94 paraqitjesh me fanellën kuqezi, duke kaluar çdo futbollist tjetër në historinë e ekipit kombëtar.

Ky moment historik u shënua në miqësoren ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të.

Që nga debutimi në vitin 2013, ai është bërë një nga figurat më të qëndrueshme të Kombëtares shqiptare.

Aktualisht pjesë e Lazios në Serinë A, Hysaj ka qenë një nga liderët e skuadrës për më shumë se një dekadë.

Ai ka kontribuar në arritjet më të rëndësishme të përfaqësueses, përfshirë pjesëmarrjet në Euro 2016 dhe Euro 2024.





Lajmet e fundit nga