web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Ish mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt zyrtarizimit në Superiore

28 Janar 2023, 13:12, Sport CNA

Hysen Memolla pritet t’i bashkohet skuadrës së Egnatias. Ish mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka arritur akordin me rrogozhinasit dhe së shpejti pritet të prezantohet nga presidenti Demrozi.

Superligashqiptare raporton se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe futbollisti do të vihet nën urdhrat e stafit teknik. Një përforcim i rëndësishëm ky për Egnatian që pas largimit të Jurgen Goxhajt ka gjetur menjëherë zëvendësuesin.

30-vjeçari ishte pjesë e Lahtit në sezonin e fundit futbollistik, ndërsa tashmë do t’i bashkohet rrogozhinasve.





Lajmet e fundit nga