E zbulon Armand Duka: Ja përse Silvinjo do listën me 23 lojtarë dhe jo me 26 në Europian
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje "live" në emision sportiv “Sport Elite” që drejtohet nga gazetarja Qeqa Krelani. Kreu i Qeverisë shqiptare të futbollit foli për sukseset e arritura gjatë vitit 2023, si po shkojnë përgatitjet para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” dhe pritshmëritë në Grupin B ndaj kundërshtarëve si Italia, Kroacia dhe Spanja.
Ndër të tjera, numri një i futbollit shqiptar foli edhe për mbledhjen e trajnerëve pjesëmarrës në "EURO 2024", që është mbajtur në Gjermani, lidhur me ndryshimet në listën finale me numrin e futbollistëve pjesëmarrës dhe nënvizoi se në mbledhjen e KE-së së UEFA, ai do të mbështesë idenë e teknikut të Kombëtares shqiptare, që kërkon që lista të mbetet me 23 lojtarë.
Më poshtë intervista e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në emisionin sportiv “Sport Elite”:
– President jeni shqiptari më i rëndësishëm në botën e futbollit sepse përfaqësoni pozitën më të rëndësishme deri tani, e që është posti i Zv.Presidentit të UEFA-s. Keni bashkëjetuar me të mirat, gëzimet, sfidat, lotët, por edhe triumfet e Kombëtares. Përpos kualifikimit të dytë në Europian për çfarë jeni krenar më së shumti?
– Si fillim më lejoni t'ju falënderoj për ftesën dhe për mundësinë, të falënderoj gjithashtu edhe për mbështetjen tuaj për futbollin shqiptar për ekipin kombëtar dhe në të njëjtën kohë të përshëndes ish-futbollistin sot trajner, Debatik Curri, i cili ka goxha kontribut dhe merita në rezultatet e Kombëtares. Rezultatet nuk vijnë në një ditë, por janë fryt i një pune të vazhdueshme dhe kontribut i të gjithë futbollistëve, pavarësisht se merita kryesore i takon atyre që janë në fushë sot.
Edicioni kualifikues ka qenë për mua fantastik, shumë i mirë, më i miri i bërë nga ekipi kombëtar, i cili na ka dhuruar kënaqësinë më të madhe sepse e mbylli në vendin e parë dhe u kalifikua për herë të dytë në finalet e Europianit. Na ka dhuruar gjithashtu edhe spektakël, rezultate shumë të mira kundër ekipeve që nuk i kishim bërë kurrë në histori, si ndaj Çekisë apo Polonisë. Na ka dhuruar gola të bukur, emocione pa fund dhe padyshim kemi pasur edhe momente të vështira dhe mërzie, por ishte një fund i bukur. U jam mirënjohës të gjithë atyre që e bënë realitet këtë gjë, ekipit, stafit drejtues, trajnerit Silvinjo për gjithçka që ka bërë, gjithë opinionit publik mbarëkombëtar shqiptar jo vetëm brenda kufijve, sepse ky është një ekip Kombëtar dhe jo një ekip shtetëror dhe gjithashtu u jam shumë mirënjohës tifozëve që e kanë mbështetur pa kursim, më shumë se çdo herë tjetër Kombëtaren.
– President, sa pikë mendoni që mund të marrim në grup dhe cilin ekip mendoni se do ta mundim?
– Në “Euro 2024” ne duhet të shohim përpara. Padyshim që ta shijojmë dhe ta gëzojmë atë që kemi arritur, por të shohim përpara se ç’do bëjmë dhe se çfarë mund të bëjmë në Gjermani. Për momentin dua të them që ne jemi duke punuar shumë fort të gjithë bashkë, nga pikëpamja organizative dhe teknike për ta përgatitur sa më mirë Europianin në të gjitha këndvështrimet. E kam thënë dhe herë të tjera që unë dua shumë që kryesisht futbollistët, por edhe tifozët që do të vijnë në Gjermani që në radhë të parë ta shijojnë vërtetë Europianin, pasi jemi pjesë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm, për mua më i rëndësishmi i botës së futbollit në përgjithësi. Pra ta shijojnë të gjithë dhe pse jo që të luftojmë për të kaluar grupin. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë që kemi përballë, për forcën e Italisë si kampione Evrope në fuqi për historinë e saj dhe kualitetet që ka brenda, gjithashtu Kroacia dhe Spanja si ish-kampione bote. Edhe ne kemi një skuadër të mirë, që bëri shumë mirë në kualifikuese me futbollistë në rritje. Nuk di të them se sa pikë do të marrim, por di të them që do të bëjmë maksimumin që nga ndeshja e parë kundër Italisë dhe le të presim se çfarë do të prodhojë fusha.
– Në mediat italiane thuhet që trajneri Silvinjo ka kërkuar të mos ndryshohet numri i lojtarëve në Europian, pra të mbetet 23 dhe jo 26. Silvinjo është nga të paktët trajnerë që po mbron skemën me 23 lojtarë ndryshe nga trajnerët e tjerë që duan 26 lojtarë në Europian. Nëse kjo është e vërtetë, pse Silvinjo po e mbron këtë skemë kur dihet që keni konkurrencë shumë të madhe në sulm?
– Është e vërtetë që në Gjermani është bërë një mbledhje e trajnerëve që janë pjesëmarrës në "EURO 2024". Kanë diskutuar dhe janë konsultuar sepse ka pasur kërkesa që UEFA të ndryshojë numrin limit të futbollistëve pjesëmarrës për çdo skuadër të Kampionatit Evropian. Është diskutuar teknikisht dhe di edhe faktin që Silvinjo, pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e diskutimit, por mendimi i tij është që të mbetet me 23 futbollistë në listë. Nuk është i vetmi, janë të ndarë në dy mendime. Disa që mendojnë për 23 futbollistë në listë dhe disa 26. Të gjithë kanë argumentet e veta, pro dhe kundër për këto ndryshime. Të gjitha këto mendime do të mblidhen dhe do të vijnë për miratim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në mbledhjen e 22 majit në Dublin të Irlandës. Nëse do të jap mendimin tim, në mbledhjen e KE-së unë do të mbështes atë çka mendon trajneri i Shqipërisë. Jo se jam teknik, por do të mbështes ççka thotë ai. Argumentat e tij janë që mund të menaxhohen më mirë dhe më me rezultat 23 futbollistë gjatë gjithë përgatitjeve për Europian, gjatë ditëve që do të jemi aty dhe në lojë. Nuk do të heqësh futbollistë për t’i lënë në tribunë, që mund të prishin edhe atmosferën e skuadrës, por do të jenë të gjithë aktivë në fushë dhe stol. Por edhe në menaxhim sepse në futboll, të gjitha programet e stërvitjes bëhen me 22 futbollistë dhe një portier i 23-të që mund të rrijë jashtë fushe.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka përjetuar momente t...
Berat Gjimshiti, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë ...
Sfidat e para çerekfinale në Europa League, prodhuan surpriz...
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se duke nisur nga...
Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Kosovë, ...
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku po kalon një formë të shkë...
Klubi i njohur amerikan, Inter Miami, u eliminua në çerekf...
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat për ndeshj...
Armando Broja bëri një lëvizje të rëndësishme në merkaton ...
Europa League, do të rikthehet mbrëmjen e kësaj të enjte, me...
Barcelona fitoi aktin e parë në çerekfinalen e Ligës së Ka...
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka tërhequr vëme...
Te Skënderbeu kanë nisur merkaton, ndonëse duhen edhe disa m...
Dinamo do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në Super...
Ndonëse sezoni nuk ka përfunduar akoma, Partizani ka nisur p...
Mesfushori shqiptar, Tim Çiveja, ishte më i miri në fushë me...
Sulmuesi i Shqipërisë, Anis Mehmeti, vazhdon formën e shkëlq...
Barcelona fitoi supersfidën ndaj PSG-së në transfertë me rez...
Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e Ligës së Kampionev...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...