web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barcelona mposhti PSG-në/ Enrique: E përmbysim në Spanjë. Xavi: Nuk jemi ende favoritë

11 Prill 2024, 13:48, Sport CNA

Barcelona mposhti PSG-në/ Enrique: E përmbysim në Spanjë.

Barcelona fitoi aktin e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, duke mposhtur me shifrat 3-2 Paris Saint Germain, në transfertë. Një përballje spektakolare nga të dyja ekipet, që përmbushën pritshmëritë që ishin para ndeshjes.

Pavarësisht humbjes, trajneri i parisienëve, Luis Enrique, u shfaq besimplotë, se skuadra e tij, mund të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit.

“Sigurisht nuk mund të jem i lumtur pas një humbje. Mendoj se bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Përmbysëm ndeshjen, por më pas gabuam dhe kjo më tensionoi. Kualifikimi nuk është mbyllur, në Barcelonë do të shkojmë me shumë dëshirë dhe ambicie, do të jetë si një finale. Kam besim te skuadra ime, kemi potencialin për të përmbysur këtë rezultat. Duhet të përpiqemi gjithmonë të japim maksimumin në ndeshje të këtij niveli, jemi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve”, deklaroi Enrique.

Në krahun tjetër, trajneri Xavi Hernandez, kërkoi të ruajë euforinë, duke thënë se francezët janë ende favoritë për tu kualifikuar në gjymsëfinale.

“Është një moment për të qenë krenarë, ishte një fitore e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Por ne jemi në gjysmë të rrugës, do të jetë shumë e vështirë në Barcelonë. Unë jam tifoz i Barcelonës dhe jam krenar, por nuk ka mbaruar. Parisi është ende favorit për tu kualifikuar në gjysmëfinale. Mendoj se zhvilluam ndeshje shumë të mirë dhe puna në mbrojtje ka bërë diferencën”, deklaroi tekniku i katalanasve.





Lajmet e fundit nga