web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo shet Mandelën dhe Zabërgjën, detajet e transferimeve. Të ardhura rekord

28 Korrik 2025, 20:24, Sport CNA

Dinamo shet Mandelën dhe Zabërgjën, detajet e transferimeve.

Dinamo pritet të arkëtojë të ardhura rekord këtë verë. Përveç suksesit në Europë, duket se kryeqytetasit kanë bërë biznes edhe në merkato.

Mësohet se Dinamo ka mbyllur marrëveshjen për shitjen e dy sulmuesve kryesorë, Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja.

Klubi shqiptar ka arritur marrëveshjen me Metalist 1925, për transferimin e dy sulmuesve atje. Për Mandelën akordi është mbyllur për 1.1 milionë euro.

Sa i përket Zabërgjës, shifra nuk bëhet e ditur, por mendohet të jetë mbi 1 milion euro. Sulmuesi i Kosovës ka kaluar edhe vizitat mjekësore me skuadrën ukrainase.





Lajmet e fundit nga