web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përfol te Milan-i, mesfushori transferohet në Premier League

28 Korrik 2025, 15:17, Sport CNA

U përfol te Milan-i, mesfushori transferohet në Premier League

Nuk ka më dilema për të ardhmen e Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare do të vazhdojë karrierën në Premier League.

Sunderland, klub i sapongjitur në elitë, ka mbyllur marrëveshjen me Leverkusen, për transferimin e kapitenit të Zvicrës.

Në arkat e klubit gjerman do të shkojnë 20 milionë euro, ndërsa Xhaka do të firmosë me anglezët një kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2027.

32-vjeçari ishte shumë i përfolur në merkato, duke u lidhur me klube si Milan, Inter dhe Juventus, por ka zgjedhur të rikthehet në Angli.

Xhaka e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur aty me skuadrën e Arsenal-it, para se të transferohet te Leverkusen-i në vitin 2023. 





Lajmet e fundit nga