web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Allegri dhe Leao, si po ndryshon Milani

27 Korrik 2025, 18:05, Sport CNA

Allegri dhe Leao, si po ndryshon Milani

Milan ka nisur fazën përgatitore me shenja pozitive nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren kundër Liverpool-it, skuadra tregoi një stil të ri loje, të bazuar në organizim defensiv dhe kundërsulme të shpejta.

Rafael Leao ishte protagonist absolut, duke luajtur me efikasitet dhe duke u pozicionuar si një qendërsulmues. Allegri e ka lavdëruar publikisht lojtarin portugez, duke theksuar se ka arritur maturinw për një sezon të nivelit të lartë.

Strategjia e trajnerit pritet të funksionojë kundër ekipeve që zotërojnë topin, por mund të kërkojë plane alternative kundër skuadrave që mbrohen thellë.

Për këtë arsye, Milani synon të forcojë mesfushën me Jasharin dhe të afrojë një sulmues qendre. Performanca e Leao-s dhe reagimi i tifozëve në fushatë abonimesh kanë rritur pritshmëritë për sezonin e ri.





Lajmet e fundit nga