web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Qazim Laçi do të bëhet baba për herë të parë, momentet emocionuese

26 Korrik 2025, 17:42, Sport CNA

VIDEO/ Qazim Laçi do të bëhet baba për herë të

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë partnerja e tij, Marine Vincetti, e cila ka ndarë në rrjetet sociale, momente kur kuptoi se ishte në pritje të një fëmije.

Ata kanë ndarë momente nga ekografia dhe zbulimi i lajmit për familjarët e tyre, të cilët e kanë mësuar pasi çifti i ka dhënë secilit nga një veshje fëmijësh.

Marine ka ndarë edhe një dedikim krah videos:

“Ajo ka qenë gjithnjë aty… Në një cep të zemrës sime, në çdo frymëmarrje shprese, në çdo lutje të  heshtur. Koha kalonte, por dëshira nuk u zbeh kurrë. Sot, ajo rreh nën lëkurën time si një premtim më në fund i mbajtur. Jemi të mbushur me mirënjohje. Po numëroj ditët derisa të të takoj, je ajo që kemi pritur kaq gjatë”, duke zbuluar se fëmija që pritet të vijë në jetë është vajzë.





Lajmet e fundit nga