web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jashari drejt Milanit, Tare konfirmon ofertën e re dhe bën një paralajmërim

27 Korrik 2025, 14:44, Sport CNA

Jashari drejt Milanit, Tare konfirmon ofertën e re dhe bën një

Milan ka bërë një ofertë të përmirësuar për Ardon Jasharin te Club Brugge. Drejtori sportiv, Igli Tare, konfirmoi se kjo është oferta e fundit e kuqezinjve.

Oferta e parë ishte 32.5 milionë euro plus bonuse, ndërsa e fundit arrin 33.5 milionë euro plus bonuse, duke e çuar vlerën totale në rreth 35 milionë euro. Sipas Tares, Milan e konsideron këtë ofertë të përshtatshme dhe nuk ka ndërmend të shkojë më tej.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.

Jashari ka arritur marrëveshje personale me klubin italian dhe dëshiron të bashkohet me skuadrën. Mesfushori 22-vjeçar nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit të Club Brugge, duke përfshirë atë kundër Genk. Kapiteni i belgëve, Hans Vanaken, ka paralajmëruar se çmimi i kërkuar është 40 milionë euro, prandaj mbetet për t’u parë nëse Brugge do ta pranojë ofertën e fundit.





Lajmet e fundit nga