Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Trajneri Edi Martini, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se e priste një telefonatë nga Vllaznia, për drejtimin e skuadrës shkodrane.
Martini zbuloi edhe arsyet e largimit nga Teuta, ndërsa duke u kthyer te Vllaznia, tha se duhen këllqe që të flitet për titullin kampion, që sipas tij, dikush i ka dhe dikush jo.
“Së pari dua të them, se për disa arsye të miat të mija doja të isha në Shkodër. Doja të isha në shtëpi për arsye personale dhe më duhej të largohesha nga Durrësi. Nuk kam pasur kontakte me asnjë nga Vllaznia. Besoja se mund të vinte një kontakt nga presidenti Xhaferri. Çuditërisht nuk erdhi ky kontakt. Nuk kam asnjëlloj zhgënjimi. Më vjen mirë për Memellin që ka ardhur në SHkodër dhe i uroj suksese. E kam filluar futbollin te Vllaznia, kam dhënë gjithçka për atë fanellë. Në këto kushte mendoja se mund të kishim një bashkëpunim.
Për mua në sezonin e fundit, Vllaznia ishte ekipi më i mirë në Superiore. Kishin dy formacione dhe ishin të frikshëm, i kam parë kështu në sezonin e fundit.
Duhet të mësohesh me tituj dhe të flasësh për atë. Të flasësh për këtë, duhen këllqe. Dikush i ka, dikush jo. Bëjnë mirë që nuk flasin për titullin. Unë uroj dhe shpresoj ta arrijnë këtë. Është një rrugë e gjatë. Shumë shpejt për të folur. Titulli do këllqe për tu fituar.
Me Vllazninë kampionë kemi dalë me trajnerë shkodranë. Vllazninë më shumë e respektojnë jabanxhinjtë, sesa ne vetë. Vllaznia është diçka private, të drejtën e ka marrë Xhaferri. Unë e kam shok dhe janë vendimet e tij. Në këtë drejtim nuk jam i zhgënjyer. Nëse nuk i dhemb atij që ka hedhur lekët, pse të na dhimbset ne të tjerëve?!"
I pyetur për drejtorin Elvis Plori, nëse ai ka ndikuar në vendim, Martini deklaroi se nuk e njeh. Shkodrani u shpreh se i ka dhënë mendime presidentit Xhaferri, por shtoi se duket se ai nuk ka nevojë për to, pasi ka stafin e vet.
Me ironi, Martini tha se do të shkojë ta shikojë Vllazninë në stadium, te pjesa e tifozëve, pasi te tribuna VIP, ka shumë specialistë.
“Kush është drejtori aktual te Vllaznia?! Unë nuk e njoh. Nuk e di për kë bëhet fjalë. Nuk kam çfarë të diskutoj. Vllaznia është e Shkodrës, nuk është e individëve. Nuk kam asgjë për të thënë për këtë.
Unë sa herë jam takuar me presidentin Xhaferri, i kam dhënë mendimet e mia. Unë kam parë, që nuk ka shumë nevojë për mendimet e mia, sepse ka stafin e vet. Memellit i uroj suksese. Futbolli kështu është. Unë dua që të gjithë kolegët të ecin mirë në rrugën e tyre.
Tifozët shkodranë, janë më kritikët. Janë të dashuruar me futbollin. Unë jam i bindur se Memelli me punën e tij, mund t’i bindë tifozët që ta mbështesin. Tifozët janë të acaruar, por Vllaznia nuk është një person, një individ. Është një histori ku çdo njeri ka vënë pjesën e tij.
Teuta dhe presidenti Hasanbelliu, janë dy gjëra të afërta për mua. Kisha shkuar atje deri në qershor. Për momentin dua të vazhdoj këto që kam nisur këtu në Shkodër. Në të ardhmen, rrugët mund të na bashkohen sërish. Te Teuta kam arritur një sukses, që nuk e di nëse do e arrij ndonjëherë tjetër në jetën time.
Vllazninë do e shikoj nga pjesa e tifozëve te 20-shja, sepse te pjesa me çati ka shumë specialistë.”, tha Martini.
Finalja e mbijetesës mes Specias dhe Veronës, e zhvilluar në...
Finalja e “Play-Off”-it mes Barit dhe Kaljarit regjistroi nj...
Një momente disi pikant u regjistrua mbrëmjen e djeshme gjat...
Portieri maqedonas Kostadin Zahov, ishte pranë akordit me ...
Te Napoli, prej ditësh kanë nisur nga puna, për të gjetur ...
U përfol për një rikthim te Vllaznia, por kjo nuk ndodhi. ...
Më pak se 24 orë pas shpalljes së Manchester City-t kampio...
Kristjan Asllani mund të shndërrohej në shqiptarin e parë ...
Një ditë pas finales së Championsit në Stamboll, UEFA ka s...
Manchester City është në delir sepse për herë të parë arri...
Simone Inzaghi e humbi qetësinë me një anëtar të stafit të s...
Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, i është përgji...
Darko Dodev, është lojtari më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi anë...
Houssem Aouar, është lojtari më i ri i Romës. Mesfushori a...
Interi duket se ka nisur menjëherë nga puna pas finales së...
Jo të gjithë e kanë marrë me sportivitet disfatën e Interi...
Lionel Messi është ende favoriti për të fituar Topin e Artë ...
Mentor Mazrekaj ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta bë...
Xhuliano Skuka është përfolur shumë ditët e fundit për një...
Tashmë zyrtarisht Ardit Hila ka vendosur të qëndrojë në Tira...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...