web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

29 Korrik 2025, 14:12, Sport CNA

Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

Daniela Kodra do të jetë trajnerja e re e Kombëtares U-19 për vajza. Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit kombëtar U-19 për vajza teknikes nga Tirana, Daniela Kodra.

Kodra ka qenë më herët zëvendëstrajnere në ekipin kombëtar A të vajzave, si dhe trajnere e Kombëtares U-15, duke dëshmuar eksperiencë të vlefshme në zhvillimin e futbollit të vajzave.

Ekipi kombëtar U-19 për vajza është drejtuar më parë nga Luçije Gjini, e cila tashmë i është bashkuar stafit teknik të ekipit A të vajzave në rolin e zëvendëstrajneres.





Lajmet e fundit nga