web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Chelsea jep “leksion”, fiton Botërorin e Klubeve. PSG-ja nuk është e pathyeshme

13 Korrik 2025, 23:18, Sport CNA

Chelsea jep “leksion”, fiton Botërorin e Klubeve. PSG-ja nuk

Chelsea ka fituar Botërorin e Klubeve pas triumfit 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në finale.

Ndeshja u vendos në pjesën e parë, ku Palmer realizoi dy gola dhe asistoi në golin e tretë të shënuar nga Joao Pedro. Pjesa e dytë ishte pa gola, me ritëm më të ulët.

PSG e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Joao Neves u përjashtua me karton të kuq në minutën e 84-t. Chelsea tregoi superioritet në lojë dhe dominoi shumicën e kohës.

Ky është trofeu i dytë sezonal për anglezët, pas fitimit të Conference League.

Për PSG-në, humbja vjen pas triumfit në Ligën e Kampioneve, duke i ndërprerë serinë pozitive.





Lajmet e fundit nga