web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions/ Chelsea “tris” Barcelonës, Juventus e bën dramë. Surprizë nga Leverkusen

25 Nëntor 2025, 22:54, Sport CNA

Champions/ Chelsea “tris” Barcelonës, Juventus e bën

Shtatë ndeshjet e vlefshme për raundin e pestë në Champions League, prodhuan surpriza në rezultate.

Chelsea triumfoi pastër 3-0 ndaj Barcelonës në Londër. Autogoli i Kunde në pjesën e parë dhe golat e Estevao e Delap në pjesën e dytë, i dhanë fitoren anglezëve.

Juventusi triumfoi 2-3 ndaj Bodo/Glimt në Norvegji, në një ndeshje me fund dramatik.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal, ndërsa në të dytën italianët përmbysën rezultatin me golat e Openda dhe McKennie.

Në të 87-ën, Bodo/Glimt barazoi, por Juvja nuk u dorëzua dhe shënoi golin e fitores në minutën e 91-të me David, për të marrë fitoren.

Leverkusen bëri surprizën, duke mposhtur 2-0 skuadrën e Manchester Cityt.

REZULTATET

Chelsea-Barcelona 3-0

Bodo/Glimt-Juventus 2-3

Dortmund-Villarreal 4-0

Man City-Leverkusen 0-2

Marseille-Newcastle 2-1

Napoli-Qarabag 2-0

Slavia Prague-Athletic Bilbao 0-0





Lajmet e fundit nga