Te Reali ndahen në dy grupe, 6 lojtarë kundër trajnerit Alonso
Dhoma e zhveshjes te Real Madridi është e ndarë në lidhje ...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë me Fulvio Collovati, ku foli për finalen e Super Viareggio Cup mes Vllaznisë dhe Genoas, si dhe nënvizoi arsyet e suksesit të futbollit shqiptar, Kombëtares, rëndësinë e investimeve në të rinjtë dhe rolin që Tirana ka marrë si qendër e zhvillimit të futbollit.
Ai komentoi finalen e 4 dhjetorit mes Vllaznisë dhe Genoa-s, duke e cilësuar atë si një festë miqësie mes futbollit shqiptar dhe italian, dhe vuri theksin te puna, organizimi dhe mbështetja e tifozëve si bazë e rezultateve të arritura.
Më poshtë intervista e plotë e Presidentit Duka:
– President, kam dëshirë të di sekretin e këtij suksesi të Kombëtares shqiptare dhe lumturie të arritur, të këtij grupi të bashkuar, që ka arritur rezultate fantastike.
– Nuk mund të them që ka një ingredient sekret, por është vetëm puna e programuar, projekti jonë për të zhvilluar futbollin në Shqipëri, investimet në terrenet sportive dhe te të rinjtë, organizim, puna e të gjithë lojtarëve, sidomos e stafit teknik dhe të Federatës, qeverisë shqiptare, por edhe mbështetja e madhe nga tifozët. Nuk mund të them që është një sekret, por është thjesht punë dhe uria për sukses.
Nuk ka ardhur rastësisht, rezultatet janë fryt i punës të lojtarëve dhe stafit tonë teknik, i gjithë komuniteti futbollistik shqiptar. Edhe mbështetja nga qeveria dhe tifozët shqiptarë, pasi në Shqipëri të gjithë janë tifozë të futbollit dhe e duan Kombëtaren. Kjo është gjëja më e bukur që kemi momentalisht.
– Kam ndjekur me kërshëri “Eagle Cup”, një turne i futbollit për të rinj që u zhvillua në Tiranë pak muaj më parë, ndërkohë që në 4 dhjetor në Viareggio ndeshen dy ekipe, Genoa dhe Vllaznia në një finale të Superkupës. Çfarë përfaqësojnë këta të rinj?
– Po, në 4 dhjetor do të luajmë Superkupën e këtij turneu, të cilin e kemi zhvilluar në Shqipëri këtë vit, të cilin e ka fituar Vllaznia e Shkodrës, ku në fakt ka lindur futbolli në Shqipëri. Jam i lumtur që kjo skuadër ka fituar këtë turne dhe do të luajë ndaj Genoa-s në finale, më 4 dhjetor në Itali.
Kjo nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një shkëmbim kulture futbollistike, por edhe miqësie dhe vëllazërie mes futbollit shqiptar dhe italian. Kemi shumë raporte të mira me Italinë dhe duam ta zhvillojmë në një nivel të lartë edhe për futbollin.
Kjo Superkupë është një festë për lojtarët, për të rinjtë që marrin pjesë në aktivitete të tilla në Itali. Gëzohem që këta të rinj luajnë me pasion, kurajo dhe që u pëlqen të marrin pjesë në këtë turne, në këtë finale të një kupe që ka shumë histori në Itali e që tashmë duam ta zhvillojmë edhe në Shqipëri.
– Tirana është bërë shtëpia e futbollit, ku turne të shumtë ndërkombëtarë organizohen vazhdimisht. Si u arrit këtu?
– Po, Tirana është bërë shtëpia e futbollit. Ne kemi ndërtuar një shtëpi të vërtetë futbolli në qendër të Tiranës, ku luhet futboll dhe ku kemi organizuar këtë vit turneun, së bashku me organizatorët nga Italia.
Kjo qendër është një qendër mikpritje, kur lojtarët e rinj, jo vetëm luajnë futboll, por edhe krijojnë miqësi, ndajnë ide dhe rritje sportive. Në futbollin modern, lojtarët kanë nevojë për kompetencat teknike, por edhe një formësim njerëzor.
Eagle Cup ofron pikërisht këtë, një ambient të sigurt, profesional dhe stimulues, kur të rinjtë që vijnë nga vende të ndryshme, ndajnë eksperiencat, mësojnë dhe përfaqësojnë futbollin lokal.
Prandaj them gjithmonë që forca jonë nuk është vetëm te organizimi, por te klima e mikpritjes që ofrojmë në Shqipëri për të gjithë pjesëmarrësit e turneut.
Ne organizojmë këtë turne të rëndësishëm, “Eagle Cup”, por edhe turne të shumtë futbolli, për të ndihmuar lojtarët dhe për të krijuar këtë miqësi. Kjo do të ndodhë në finalen e 4 dhjetorit, do të jetë një festë për të gjithë fëmijët, lojtarët dhe pjesëmarrësit e kësaj ndeshjeje simbolike futbolli.
Dhoma e zhveshjes te Real Madridi është e ndarë në lidhje ...
Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Portugalisë në ndeshj...
Burnley po shqyrton mundësinë për të transferuar Anis Mehm...
Te Milan-i, e ardhmja e portierit Mike Maignan vazhdon të ...
Afrim Tovërlani është trajneri i ri i Prishtinës. Pas larg...
Po merr formë investimi i Federatës Shqiptare të Futbollit...
Raundi i pestë i Ligës së Kampioneve vjen këtë të martë, m...
Arne Slot po kalon periudhën më të vështirë që nga marrja ...
Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësore...
Como vazhdon të shkëlqejë, teksa mundi Torinon me rezultat...
Ernest Muçi realizoi dopietë në fitoren 4-3 të Trabzonspor...
Sulmuesi i Realit, Vinicius Junior, ka njoftuar klubin se ...
Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen ...
Një eksod trajnerësh ka përfshirë Kosovën. Prishtina kryes...
Fitorja 1-0 e Milan-it në derbi ndaj Inter-it i dha Massim...
Kastrioti triumfoi 2-1 ndaj Besës me përmbysje, në duelin ...
Pas përfundimit të javës së 12-të në Superiore, trajnerët ...
Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejn...
Milani ka fituar derbin ndaj Interit me rezultatin 1-0. V...
Dy mesfushorë të Kombëtares kanë gjetur rrugën e rrjetës n...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...