Fundjavë pozitive për legjionarët, si u paraqitën lojtarët kuqezi
Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Komb...

Juventus ka shkarkuar Igor Tudorin pas tre humbjeve radhazi, duke shënuar një tjetër kthesë në një periudhë të trazuar për klubin bardhezi. Ky vendim vjen pas një fillimi sezoni të dobët dhe pas një vargu problemesh që kanë shoqëruar klubin që koha kur u mbyll epoka e Thiago Mottës dhe Giuntolit. Projekti i ri i Juventusit për sezonin 2025-2026 synonte një revolucion, por ndryshimet nuk u realizuan plotësisht dhe pasojat po ndihen në rezultatet e skuadrës.
Në fillim të verës, objektivi kryesor i drejtuesve bardhezi ishte rikthimi i Antonio Contes në Torino. Bisedimet ishin të gjata, por negociatat dështuan për arsye ekonomike dhe mungesë konsensusi brenda klubit. Kështu, Juventusi vendosi të mbajë Igor Tudorin, jo si zgjedhje e parë, por si një kompromis për të ruajtur një farë vazhdimësie.
Pas konfirmimit, Tudor kërkoi disa përforcime, mes tyre mbajtjen e Randal Kolo Muani. Negociatat me PSG-në dështuan dhe lojtari përfundoi te Tottenham, duke lënë skuadrën me mungesa në sulm. Në ditët e fundit të merkatos, Juventusi siguroi shërbimet e Lois Openda me një marrëveshje të kushtueshme, që përfshinte një klauzolë të detyrueshme blerjeje prej rreth 45 milionë eurosh, e lidhur me arritjen e vendit të dhjetë në renditje.
Edhe afrimet e tjera nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Zhoao Mario, i transferuar nga Porto për rreth 13 milionë euro, ka regjistruar vetëm disa paraqitje mesatare. Edon Zhegrova, i ardhur nga Lila për afro 18.5 milionë euro, ka qenë i penguar nga problemet fizike dhe ka luajtur shumë pak minuta. Ndërkohë, Xhonatan David, që duhej të ishte zëvendësuesi i Dushan Vlahoviç, ka realizuar vetëm një gol që në debutim, ndërsa kostoja e transferimit, mes komisioneve për agjentët, ka arritur në mbi 12 milionë euro.
Në aspektin drejtues, edhe struktura organizative e klubit mbetet e paplotë. Me ardhjen e Komolit dhe Modestos janë bërë disa ndryshime, por mungesa e një drejtori sportiv ka penguar ndërtimin e një strategjie të qartë afatgjatë. Ky vakum drejtues ka ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjen e skuadrës dhe në performancën në fushë.
Shkarkimi i Igor Tudorit e çon Juventusin në shifrën e shtatë trajnerëve në shtatë sezone, duke përfshirë edhe periudhat e përkohshme si ajo e Monteros. Një tregues i mungesës së stabilitetit që ka karakterizuar klubin që prej mbylljes së mandatit të parë të Massimilliano Allegrit në vitin 2019.
Aktualisht, drejtuesit bardhezi janë në kërkim të një zgjidhjeje të menjëhershme për pankinën, ndërkohë që analizojnë gabimet strukturore që kanë ndikuar në këtë periudhë të vështirë.
Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Komb...
Ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë do të luhen...
Rusia është shfaqur e gatshme të marrë përsipër organizimi...
Te Napoli është konfirmuar dëmtimi i rëndë i Kevin de Bruy...
Igor Tudor nuk është më trajneri i Juventus-it. Klubi bard...
Igor Tudor është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Juven...
Juventus pësoi një tjetër humbje, këtë herë 1-0 ndaj Lazio...
Interi u ndal pas shtatë fitoreve radhazi, duke pësuar hum...
Fiorentina dhe Bologna ndanë nga një pikë pas barazimit 2-...
Bayer Leverkusen arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj...
Real Madrid mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1 në “El Cl...
“El Clasico” e parë e sezonit është fituar nga Real Madrid...
Në javën e tetë të Serie A, Roma mposhti Sassuolon me rezu...
Real Madrid e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë nda...
Barcelona ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Real Madrid në “Ber...
Real Madrid dhe Barcelona përballen mes tyre, në “El Clasi...
Duke nisur nga ora 16:15, do të luhet një nga ndeshje më t...
Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën ir...
Java e tetë e Superiores u mbyll pasditen e së shtunës me ...
Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...