Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote
Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në versionin IB...

Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Besa”, një nga emrat më të vjetër dhe me ndikim në futbollin shqiptar.
Në këtë ditë të veçantë mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili vlerësoi historinë dhe kontributin e klubit në zhvillimin e futbollit shqiptar.
Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, zyrtarë, ish-lojtarë të klubit, personalitete të njohura, miq të futbollit dhe qytetarë të shumtë.
Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kavajës, që do të realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kavajë.
Projekti parashikon ngritjen e një impianti modern të kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.
Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të klubit “Besa” të Kavajës, Presidenti Duka, vlerësoi historinë, traditën dhe kontributin e këtij klubi në futbollin shqiptar.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në fokus projektin e stadiumit të ri, i cili tashmë është miratuar, dhe përmirësimin e infrastrukturës për akademitë e futbollit, duke garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe komunitetin futbollistik të qytetit.
“Jam shumë i nderuar që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen sot në këtë ceremoni, por edhe për kujdesin e tij për futbollin në vend. Një falënderim shumë të veçantë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, jo vetëm për organizimin e ceremonisë, por për mbështetjen ndaj futbollit dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me stafin e FSHF për ndërtimin e projektit të ri të stadiumit Besa.
Sot jemi për të festuar 100-vjetorin, datëlindjen e 100 të klubit futbollit Besa, të asaj që në Kavajë është paralelisht me fenë, është gjëja më e rëndësishme dhe më e dashur për qytetin. Në këtë përvjetor, unë do të doja të falënderoja ato që themeluan klubin Besa, do të doja të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, t’i shpreh mirënjohjen dhe t’i falënderoj ata që kanë kontribuar në të gjithë këto 100 vite. Është e pamundur për mua dhe për këdo mbase edhe për Fatmir Eficën, që të përmendim të gjithë ata që kontribuan në klubin e futbollit Besa dhe në rezultatet e saj.
Besa ka qenë një nga klubet më të rëndësishme dhe me kontributet më të mëdha në futbollin shqiptar në kampionate, në ndeshje, në trofe. Ka luajtur disa finale dhe së fundmi nën drejtimin e Presidentit, Nexhat Bizhdili, fitoi Kupën e Republikës në vitin 2007, 2010 dhe Superkupën po në vitin 2010.
Unë do të doja t’i falënderoja me emër disa nga figurat e spikatura të futbollit kavajas, duke kërkuar falje, sepse, siç thashë, nuk mundet që në një ceremoni të tillë të përmenden të gjithë futbollistët që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit në Kavajë. Më të spikaturit që nga fillimi i saj: Irfan Berati, Sulejman Karkini, Fehmi Kazazi, Vasip Alushi, Qamil Teliti, Alush Merhori, Qemal Vogli, Hasan Germani, Dhimitër Dimroci, Qemal Gravardari, Agim Dizdari, Naim Allaj, Xhavit Daiu, Nimet Merhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Azem Mullaliu, Dashnor Bajaziti, Altin Rraklli, Andi Lila, Sokol Cikalleshi, Besnik Dyla, Abdyl Kuriu, Mehglid Mihani, etj.
Ata përfaqësojnë historinë, pasionin dhe vlerat e vërteta të klubit të Besës, por jo vetëm ata, edhe shumë të tjerë. Por mbi të gjitha, ajo që ka bërë Besën të pavdekshëm është fryma e komunitetit dhe dashuria e kavajasve për futbollin.
Unë nuk jam dakord realisht me atë që tha kryetari i Bashkisë që sot 100-vjetori i Besës e ka gjetur në ditët jo shumë të mira. Futbolli është i bukur sepse duhet ta luash atë me pasion, pavarësisht në kategorinë dhe nivelin se ku luan. Duhet ta mbështetësh dhe ta dashurosh atë. Futbolli në Kavajë ka zhvillime pozitiv. Ka dyfishin e fëmijëve që luajnë futboll. Ka një infrastrukturë më të mirë për akademitë e futbollit në Kavajë. Por fatkeqësisht stadiumin ku duhet të luajë ekipi i parë nuk është në gjendjen më të mirë, apo nuk ekziston fare për arsye të tërmetit në vitin 2019, i cili e shkatërroi atë dhe nuk u rindërtua më. Por megjithëse gjashtë vite më vonë, në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës, ne kemi vendosur dhe kemi finalizuar projektin për ndërtimin e stadiumit të ri në Kavajë, i cili tashmë është miratuar.
Ky 100-vjetor është një moment për t’u ndalur, për të reflektuar mbi rrugën e gjatë të kaluar, por edhe për të ëndërruar më shumë për të ardhmen.
Besa dhe qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë dhe pikërisht për këtë, Bashkia, klubi i Besës, Federata e Futbollit dhe gjithë komuniteti do bëjnë të pamundurën që të ofrojnë kushte më të mira, futboll më të mirë dhe më cilësor.
Unë ju falënderoj, i uroj shumë suksese futbollit në Kavajë. Ju uroj të gjithë fëmijëve të Kavajës të kenë kushte sa më të mira dhe të përkrahin lojën më të dashur të kavajasve dhe të gjithë botës”, – tha Presidenti Duka.
Presidenti i Republikës, Bejram Begaj në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh ndër të tjera: “Nuk është e lehtë të flasësh për atë që është më e dashur për një qytet, për njerëzit e atij qyteti e aq më pak e aq më shumë sidomos në jubile të tillë, në 100-vjetorin e klubit të futbollit Besa të Kavajës. Besa, skuadra jonë, është më shumë se sa një bluzë, është më shumë se sa një ndeshje apo rezultat, Besa e Kavajës është frymë, është frymë për nga mënyra e të qenurit dhe të jetuarit për njëri-tjetrin, është një familje ku kanë jetuar bashkë gjeneratat e shumta me dashurinë e thellë për futbollin. Në këtë ditë jubileu nderojmë të gjithë ata që e ndërtuan këtë histori, trajnerët që formuan breza të tërë sportistësh, futbollistë të cilët dhanë gjithçka për fanellën, tifozët kavajas që kurrë nuk e lanë skuadrën vetëm, të gjithë ata që e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin si edhe ata që e kanë dokumentuar dhe vazhdojnë të dokumentojnë historinë e saj. Urime 100-vjetorin e Besës!”
Ndërsa, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja theksoi se në këtë përvjetor jubilar të gjithë kavajasit festojnë një identitet që është formësuar bashkë me emrin Besa dhe një histori që ka lidhur breza të tërë me dashurinë për futbollin dhe qytetin
“Kjo ditë na bashkon të gjithëve në një ndjenjë të përbashkët krenarie për ekipin tonë të zemrës Besa e Kavajës, që mbush sot 100 vjeç. Një shekull më parë disa burra dhe të rinj Kavajës, të spiruar për futbollin ndezën një dritë që nuk është shuar më kurrë. Ajo dritë u quajt Besa e Kavajës. Besa ishte më shumë se një klub sportiv, ishte një mënyrë e të jetuarit, një ideal, një pretim që kavajasit i bënë vetes dhe njëri tjetrit, se gjithmonë do ta mbajnë lart emrin e qyteti të tyre me ndershmëri, guxim dhe me shumë dashuri. Në këto 100 vjet Besa nuk ka qenë vetëm një skuadër futbolli, ajo është bërë pjesë e ADN-së së Kavajës, një simbol që na ka bashkuar përtej brezave, përtej bindjeve, përtej dallimeve. Prandaj në këtë përvjetor jubilar ne nuk mund të festojmë vetëm një klub sportiv, ne festojmë një qytet të tërë, një identitet që është formësuar bashkë me këtë emër, një histori që ka lidhur breza të tërë me dashurinë për futbollin dhe qytetin”, tha Qosja.
Aktivitetin e përshëndetën gjithashtu edhe ish-futbollistët legjendarë të Besës, Muharrem Kariqi, Dash Bajaziti dhe Altin Rraklli.
Ceremonia festive u mbyll me përzgjedhjen e “11 lojtarëve të shekullit” të klubit Besa, një moment simbolik që përmbylli një mbrëmje të mbushur me emocion dhe krenari për futbollin kavajas.
Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në versionin IB...
Borussia Dortmund fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Kolnit, fal...
Manchester United vazhdon momentin pozitiv në Premier Leag...
Napoli u rikthye te fitorja në Serie A, duke mposhtur Inte...
Java e tetë e Superiores u mbyll me dy ndeshje, ku Teuta f...
Sunderland realizoi një surprizë të madhe në Premier Leagu...
Pesë ndeshje të Bundesligës, të vlefshme për javën e tetë,...
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka reali...
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, duket i pandalshëm në ...
Është mbyllur java e tetë në Kategorinë e Parë, ku në tri ...
Ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich ësh...
Në Turqi është bërë publike situata financiare e Fenerbahç...
Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, ësht...
Në “Il Calcio” dhe Tring Sport nuk ndalet pasioni. Në vetë...
Milani zhgënjeu totalisht në shtëpi, teksa nuk shkoi më sh...
Shqipëria luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kundër Q...
Vllaznia ka triumfuar në “Klasiken” e futbollit shqiptar n...
Skënderbeu triumfoi minimalisht ndaj Besës, në supersfidën...
Shanset që Serie A të sigurojë një vend të pestë në Ligën ...
Kenan Yildiz është bërë një nga objektivat kryesorë të Rea...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjenden dy turistët gjermanë që humbën kontaktet gjatë eks...
Pas gjetjes së 7446 bimëve narkotike në fshatin Reç i Ri n...
Në vijim të operacionit “The Wanted” ka rënë në pranga në ...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ministri i Mbrojtjes i sapoemëruar i Bullgarisë, Dimitar S...
NASA ka emëruar ekuipazhin e saj për misionin e saj të ard...
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për për...
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...