web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali fiton me dominim, Barcelona “vuan” në Madrid

26 Tetor 2025, 18:19, Sport CNA

Reali fiton me dominim, Barcelona “vuan” në Madrid

“El Clasico” e parë e sezonit është fituar nga Real Madrid. “Los Blancos” triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës në shtëpi, në duelin e vlefshëm për javën e 10-të në La Liga.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, me Kylian Mbappe, i cili shënoi i vetëm me portierin.

Barcelona barazoi shifrat 1-1, në minutën e 38-të, kur Fermin Lopez gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti të marrë nga Rashford. Gafë e Guler në prapavijë, që u shfrytëzua në maksimum nga miqtë.

Në minutën e 43-të, ishte Bellingham që shënoi golin e avantazhit 2-1, pas një pasimi të marrë në zonë.

Në fraksionin e dytë, Reali shpërdoroi edhe një penallti, me gjuajtjen e Mbappe që u ndal nga portieri katalanas.

Me këtë sukses, Reali shkëputet në krye me 27 pikë, ndërsa Barcelona mban vednin e dytë me 22 pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga