web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Fiton Leverkusen, Stuttgart me ecuri kampionësh

26 Tetor 2025, 19:34, Sport CNA

Bundesliga/ Fiton Leverkusen, Stuttgart me ecuri kampionësh

Bayer Leverkusen arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Freiburgut në “BayArena”, për tu ngjitur në vendin e pestë të Bundesligës dhe duke zgjatur serinë e pamposhtur në gjashtë ndeshje.

Pas fillimit të vështirë, skuadra e Kasper Hjulmand kaloi në avantazh në minutën e 23-të me golin e Ernest Poku, ndërsa në pjesën e dytë Tapsoba vulosi rezultatin me një goditje me kokë. Freiburg mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Lienhart dhe nuk arriti të reagojë.

Në takimin tjetër, Stuttgart përmbysi Mainzin 2-1 në “MHPArena” dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionat. Mainz kaloi në avantazh me penalltinë e Amirit në minutën e 41-të, por vetëm pak minuta më vonë Fuhrich barazoi me një goditje të saktë nga distanca.

Në minutën e 79-të, Undav shënoi golin e fitores pas një asisti të portierit Nubel. Me këtë sukses, Stuttgart ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Mainz pëson humbjen e katërt radhazi në kampionat.





Lajmet e fundit nga