web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eros Grezda nis të shkëlqejë në Hungari

5 Mars 2023, 13:29, Sport CNA

Eros Grezda u transferua në merkaton e janarit në Hungari tek ekipi i Zalaegerszegi pasi mbylli aventurën e tij në Turqi me Manisan. Ky ishte një rikthim për sulmuesin teksa kishte lujatur i huazuar aty në vitin 2020.

Ditën e sotme, 27-vjeçari ka debutuar me fanellën e re dhe është bërë menjëherë protagonist duke shënuar gol në debutim. Në minutën e 32-të, pas një krosimi Grezda do të dërgonte topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Para transferimit në Hungari, për Grezdën, i cili ndodhej në Shqipëri, u interesua edhe Partizani pas shitjes së Skukës, por në fund nuk u arrit marrëveshja.

 





Lajmet e fundit nga