web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KATEGORIA E PARË/ Mehmeti debuton me “poker” te Dinamo, Tomori përmbys Orikun. Ja të gjitha rezultatet

4 Mars 2023, 15:06, Sport CNA

KATEGORIA E PARË/ Mehmeti debuton me “poker” te Dinamo, Tomori

Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e saj të javës së 18-të, me të gjitha skuadrat që zbritën në fushën e lojës.

Në sy ra fitorja 0-4 që Dinamo arriti përballë Besëlidhjes në transfertë, me Dritan Mehmetin që debuton në mënyrën më të mirë te blutë.

Skënderbeu u ndal në transfertë nga Burreli duke barazuar 0-0 dhe duke lëshuar kreun e renditjes.

Një fitore fantastike arriti Tomori duke përmbysur Orikun me rezultatin 2-1 dhe duke parakaluar besën në renditje.

Kjo e fundit u mund 1-0 nga Korabi e vendit të katërt.

Një fitore të rëndësishme arriti dhe Apolonia, që tani i hedh sytë nga zona “play-off” pas fitores 1-0 në shtëpi përballë Tërbunit.

Dueli mes Luzit dhe Turbinës u mbyll pa gola, një rezultat që nuk ndihmon asnjë nga skuadrat.

REZULTATET:

BURRELI 0–0 SKËNDERBEU

BESËLIDHJA 0–4 DINAMO

Ivan 5′, Denison 38′, 67′, Imami 78′

APOLONIA 1–0 TËRBUNI

Ndubuisi 80′

KORABI 1–0 BESA

Beshiraj 16′

LUZI 0–0 TURBINA

TOMORI 2–1 ORIKU

Laval 71′, Alinani 82′ / Barbosa 4′

FLAMURTARI 3–0 LUSHNJA

Juri 3′, Basha (A.G) 43′, Beqja 70′





Lajmet e fundit nga