web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lazio i shkakton humbjen e dytë Napolit, vendos super goli i Vecinos (VIDEO)

3 Mars 2023, 23:04, Sport CNA

Lazio i shkakton humbjen e dytë Napolit, vendos super goli i Vecinos

Lazio i shkakton humbjen e dytë sezonale skuadrës së Napolit, madje dhe në shtëpinë e saj në stadiumin “Maradona”. Skuadra e Sarrit mori një sukses minimal 1-0 dhe tashmë ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 48 pikëve.

Në 45 minutat e para ishte një lojë e barabartë me raste sporadike në portat respektike. Në pjesën e dytë Vecino do të shënonte një gol të bukur në minutën e 67-të me Vecinon, që do të shkarkonte të djathtën në hyrje të zonës.

Spalletti provoi të ndryshonte diçka me zëvendësimet, por asgjë nuk do të funksiononte. Napoli gjithësi mbetet e qetë në krye të renditjes. 





Lajmet e fundit nga