web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayerni mund Stuttgart-in dhe i bashkohet Dortmundit në krye

4 Mars 2023, 20:56, Sport CNA

Bayerni nuk i ndahet Dortmundit, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore 2-1 në transfertën ndaj Stuttgart-it. Në minutën e 39-të, De Ligt la prapavijën për të ndihmuar skuadrën në sulm. Mbrojtësi holandez lëshoi një goditje të fortë, që nuk u prek pak nga portieri Bredlow dhe më pas shkoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, skuadra bavareze do të vuloste ndeshjen me golin e dytë, që do të shënohej nga Choupo-Moting. Sulmuesi finalizoi një aksione perfekt, teksa asisti final në fund ju dha nga Muller.

Vendasit provuan të rihapnin ndeshjen me një gol të Jose Perea, por koha e mbetur nuk do të ishte e mjaftueshme për të dal me pikë. Bayerni me këtë fitore ngjitet në krye të renditjes me 49 pikë, po aq sa Dortmundi.





Lajmet e fundit nga