Masat për sezonin veror/ Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
Katër skuadra të përfshira në betejën e titullit. Të paktën 5 në atë të zonës europiane. E po aq, në mos më shumë, të kapura nga ethet e mbijetesës. Më i distancuar vetëm Kastrioti, por edhe ai jo i pashpresë. Kjo është situata në vigjilje të javës së 24-t të Superiores. Java në të cilën luhet derbi kryeqytetas, por mund të përfitojë Vllaznia. Java që mund të krijojë ndasi edhe mes zonës europiane dhe asaj të mbijetesës.
Do të ndodhë pikërisht kështu kur të dielën në orën 13:00 do të zbresë në fushë Bylisi. Mallakastriotët janë të parafundit me 26 pikë e përballë tyre rreshtohet Erzeni, i pesti me 32. Në Ballsh Shensoi ka shansin t'u japë mundësinë të tijve të dalin nga zona e rrezikut. Në anën tjetër, Kapllani e di mirë se duhet të fitojë në transfertë, sukses që i mungon që nga takimi në Kukës në 22 janar. Egnatia me 34 pikë nuk mund të thotë se nuk e ka mendjen te titulli, kur llogaritë ia lejojnë. Një fitore kundër Kastriotit të vendit të fundit e kombinuar me humbjen e kryesuesve në derbi do t'i afronte rrogozhinasit 3 pikë nga vendi i parë. Natyrisht Tetova, pas katër rezultatesh pozitive, duhet të fitojë edhe ndaj të besuarve të Çelës. Pa harruar se ata tronditën Shkodrën me suksesin 0-1 vetëm një javë më parë.
05/03/23
Bylis 13 : 00 Erzeni
Egnatia 13 : 00 Kastrioti
Të hënën do të kompletohet java me tri sfidat e tjera. Laçi do presë në shtëpi Kukësin, me dy skuadrat në krizë. Kurbinasit me një fitore do të ktheheshin të mendonin Europën. Ndërsa Kukësi do të linte zonën "playout" për kundërshtarin e kësaj ndeshjeje. Skuadra e momentit, Teuta, do të provojë të ndjekë ëndërrën Europë kur përballë të ketë Vllazninë. Pasi mposhtën kryesuesit e Tiranës, durrsakët kanë vetëm një humbje në 11 takimet e fundit. Të besuarit e Martinit në rast suksesi do të mbërrinin -1 nga shkodranët e në varësi të derbit kryeqytetas mund të hapen skenarë të rinj. Ndërqytetasen pret edhe Vllaznia që duhet të fitojë për të mësuar ç'do të ndodhë mes Partizanit e Tiranës. Derbi mund të bëjë që kuqeblutë ta shohin veten dy pikë larg vendit të parë.
06/03/23
Laçi 13 : 00 Kukësi
Teuta 16 : 00 Vllaznia
Partizani 19 : 00 Tirana
Përplasja e tretë sezonale mes të kuqve e bardhebluve ka gati ekuilibër të plotë. Një fitore për secilën e tri pikë distancë. Një derbi për kreun me dy skuadra favorite që vijnë nga humbja e me një situatë delikate në pankinë. Për të kuqtë Colella është nën presion, ndërsa organika e shkurtër e Tiranës limiton Shehin në zgjedhje. Luhet shumë në "Arenën Kombëtare" në orën 19:00, me të gjitha ndeshjet që do të nisin me një minutë heshtje, në nder të viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi.
Milani pësoi një humbje më se të merituar mbrëmjen e djeshme...
Lautaro Martinez e di mirë gjithë dashurinë që tifozët zikal...
Shqipëria do të nisë më 27 mars fushatën kualifikuese dhe pë...
Kylian Mbappe u kthye në golashënuesin më të mirë të të gjit...
Një nga skenat më të veçanta, që ka ndodhur në Serinë B të I...
Granit Xhaka ishte shumë pranë largimit nga Arsenali në viti...
Kategoria Superiore nis ditën e sotme siparin e javës së 24-...
Eklent Kaçi u shpall kampion bote në sportin e bilardos në d...
Ermal Krasniqi po aludohet se nuk do të qëndrojë pas qershor...
Arsenali ka mundur sot me shifrat 3-2 Bornmuthin me një përm...
Ku do të luajë Lionel Messi sezonin e ardhshëm? Kjo pyetje ë...
Bayerni nuk i ndahet Dortmundit, teksa mbrëmjen e sotme ka a...
Fiorentina dhe Milani përballen në një ndeshje shumë të rënd...
Myrto Uzuni bën atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola. ...
Siç është raportuar në muajt e fundit Milani ka hyrë në kont...
Sezoni aktual nuk ka rezultuar pozitiv për Liverpool. The Re...
U luajtën ditën e sotme 7 duelet e vlefshme për javën e 18...
Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e saj të javës së 18-...
Është mbyllur në barazim pa gola dueli mes Burrelit dhe Skën...
Skuadra kampione e Rumanisë, CFR Cluj është gjobitur nga UEF...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...