Aludimet për sherr me Ramën/ Braçe: Nuk më nxori njeri nga mbledhja, ika vetë
Një ditë më parë pas mbledhjes së grupit të PS dhe qeveris...
Një ditë më parë pas mbledhjes së grupit të PS dhe qeveris...

Muaji janar ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të pacientëve në Shërbimin Infektiv, kryesisht me simptoma të gjendjes gripale.
Mjekja infeksioniste, Migena Qato, përmes disa këshillave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë në një postim në rrjetet sociale, sugjeron rritje të kujdesit personal dhe vaksinimit si masa thelbësore për parandalimin e komplikacioneve.
Në lidhje me virusin e ri që po qarkullon në Indi, Qato bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vendin tonë, duke theksuar se Shërbimi Infektiv ndodhet në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme.
"Virozat edhe gripi tani janë kryefjala e diagnozave infektive që pranohen në shërbimin infektiv aktualisht. Në çdo shërbim 24-orësh të tonin, e pakta e rasteve të paraqitura në ditët tona më të mira janë diku tek 100 raste. Rastet paraqiten me simptomatika të ndryshme, grupmoshat janë gjithashtu të ndryshme, po themi mbi moshat 14 vjeç deri tek moshat e treta, të cilat sigurisht janë dhe moshat që për ne përbëjnë një preokupim të veçantë për sa i përket sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe komplikacioneve tek këto mosha të cilat shpeshherë mund të rezultojnë të jenë edhe fatale për jetën e tyre.
Edhe simptomatika me të cilat paraqitet është e ndryshme, duke filluar që nga simptomat më të lehta, të cilat paraqiten me temperaturë, me dhimbje të lehta muskulare, simptoma që mund të themi që nuk e invalidizojnë pacientin dhe ta detyrojnë të qëndrojë në shtrat dhe që absolutisht janë subjekte që mund të trajtohen me mjekim simptomatik në kushte shtëpie. Pastaj vijnë ato simptoma të cilat janë më shqetësuese, këto që unë përmenda pak më sipër por që janë në intensitet shumë të fortë dhe që shoqërohen edhe me komplikacione siç janë bronkopneumonitë, që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht kërkojnë një kujdes të veçantë, janë pacientë që shpeshherë kërkojnë hospitalizim, pavarësisht grupmoshave të tyre, nga grupmoshat e reja deri tek grupmoshat e treta dhe që duan një, sikurse e thashë, kujdes të veçantë duke tentuar që të paraprijmë komplikacionet e mëtejshme të tyre.
Ka subjekte që paraqiten më shumë se një herë pranë urgjencës duke tentuar fillimisht të marrin mjekim ambulator dhe pastaj rikthehen sepse shohin që nuk ka pasur rezultatin që kemi dashur ne të kemë. Dikush tek 30-40% e tyre janë raste të cilat tërheqin që në momentin e parë vëmendjen për hospitalizim. Shtrimet prevalojnë tek moshat e treta, po dhe grupmoshat mbi 50 vjeç, janë mosha të cilat na detyrojnë t’i shikojmë njëçikë më nga afër situatën e tyre për shkak të komplikacioneve që mund të jenë të mundshme. Janë probabile aty për shkak edhe të patologjive bashkëshoqëruese të cilat realisht e rëndojnë gjendjen e tyre klinike.
Jepet ndihma e parë gjatë qëndrimit në spital, shikojmë atë fazën që qëndrojnë larg komplikacioneve dhe pastaj dehospitalizojmë për ta vazhduar terapinë në kushte ambulatore. Përgjithësisht po themi që diku tek 30-40% e rasteve që paraqiten në urgjencë janë absolutisht kandidatë për hospitalizim. Numri i njerëzve që tentojnë mjekime në shtëpi me iniciativën e tyre pa u paraqitur tek mjeku i familjes ose tek ne, sa vjen dhe po zvogëlohet dhe kjo është diçka për t’u duartrokitur vërtet. Mbetet një virus që nuk ndryshon në aspektin klinik sa i përket pjesës së gripit, për këtë duhet të jemi të qetë. Ndoshta agresiviteti në grupmosha të caktuara spikat në mënyrë të veçantë. Asnjëherë do të thoja unë nuk është vendi për të bërë panik pa e provuar këtë gjë të paktën në rajon. Rastet e gripit në fjalë neve nuk i kemi konstatuar ende. Nëse do të vijë, do të jemi gati.
Pyetja e parë që ne bëjmë sa herë që shikojmë një pacient është pyetja nëse janë vaksinuar dhe ajo që të bie në sy është që pacientët e vaksinuar ose nuk paraqiten fare pranë urgjencave tona, e kalojnë në kushte ambulatore vetë gripin, ose paraqiten me simptoma të lehta. Dhe ky është fakt. Absolutisht që vaksinimi është një indikacion i joni që nuk do të rreshtë asnjëherë",-u shpreh mjekja./CNA
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Një studim i ri ka zbuluar se një pjesë e madhe e mollëve ...
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Eur...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një thirrje ...
I afërmi i tifozit të PAOK-ut, shqiptarit Vasil Palo, i ci...
Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gji...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte a...
Edhe institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë ...
Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rind...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Formula e qumështit për bebe po tërhiqet në disa vende të ...
Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Zyra Vendore Arsimore në Shkodër zhvilloi analizën e saj p...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...