web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dielën kthehet ora pranverore/ Akrepat shkojnë 60 minuta përpara

29 Mars 2025, 22:15, Sociale CNA

Të dielën kthehet ora pranverore/ Akrepat shkojnë 60 minuta

Ditën e nesërmë më 30 mars, do të rikthehet ora pranverore. Akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta përpara.

Ndryshimi ndodh në orën 02:00 të natës, ku akrepat shkojnë 03:00.

Pra do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara./ CNA





Lajmet e fundit nga