Avantazhet e stomatologjisë digjitale për pacientët modernë
Stomatologjia digjitale ka sjellë një revolucion në mënyrë...

Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen mirë sa herë temperaturat ulen. Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe në shumë raste edhe dridhje të trupit.
Kur moti ndryshon shumë shpesh, trupit i duhet disa javë që të përshtatet me temperaturat. Por nëse keni më shumë ftohtë kjo tregon diçka për shëndetin tuaj.
Shkaqet e të pasurit ftohtë gjithmonë
Hipotiroidizmi
Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të pasurit ftohtë gjithë kohës.
Hipotiroidizmi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temperaturës së trupit.
Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen.
Sëmundja reinaud
Kjo sëmundje lidhet me arteriet që gjenden te duart dhe te këmbët. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe kështu qarkullojnë më pak gjak.
Gjatë kësaj sëmundjeje, gishtërinjtë mund të marrin ngjyrë blu apo të bardhë. Kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht personat mund të ndiejnë dhimbje te këto pjesë të trupit.
Anemia
Anemia ndodh kur një person ka më pak rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm duke shpërndarë kështu oksigjen. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit.
Simptoma të tjera janë këmbë dhe duar të ftota, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë:
Anemia nga mungesa e hekurit që është dhe më e përhapura ndër to. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.
Anemia nga mungesa e vitaminave, e cila vjen si rrjedhojë e një kequshqyerje. Nivele të ulëta të B12 apo acidit folik mund të çojnë në shfaqjen e anemisë.
Anoreksia nervoze
Ose e njohur ndryshe si anoreksi është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi për trupin e tij, por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimit në peshë.
Personat që vuajnë nga anoreksia reduktojnë jashtëzakonisht shumë sasinë e ushqimit që konsumojnë dhe nxisin të vjellat.
Anoreksia mund të shkaktojnë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup.
Trajtimet të kësaj sëmundjeje zakonisht kërkojnë konsultimin e mjekëve.
Sëmundje të arterieve periferike
Kjo sëmundje ndodh kur disa pllaka formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Njihet gjerësisht si arterioskleroza.
Grumbullimi i këtyre pllakatave nëpër arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen, që do të thotë se gjaku nuk arrin të përçohet ashtu siç duhet.
Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra te gjymtyrët, duke krijuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes të duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon një trajtim intensiv që lidhet me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.
Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?
Studime ku AgroWeb.org bazohet tregon se femrat preferojnë temperaturën 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient në 22 gradë.
Kjo lidhet me faktin se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, kështu që prodhojnë më pak energji sesa meshkujt.
Kur duhet të shqetësoheni?
Nëse këto simptoma zgjasin në kohë, dhe ju shfaqen komplikime duhet patjetër të lini një vizitë te mjeku specialist.
Analizat kryesore përfshijnë analizat e gjakut, pasi kështu kuptohet nëse ka një shkak të fshehtë mjekësor./AgroWeb.org
Stomatologjia digjitale ka sjellë një revolucion në mënyrë...
Osteoporoza të bën të mendosh për një sëmundje të rrallë. ...
Ka filluar sezoni i ftohjeve, ku hundët rrjedhin vazhdimis...
Rafti i ngrirjes në frigoriferin tuaj mund të kthehet në v...
Bananet janë një frut i njohur dhe shumë i konsumuar, ...
Ushqimi është miku kryesor i organizmit tuaj. Po kaq i r...
Ekspertët paralajmërojnë praninë e një lidhje të fortë mes...
Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një sh...
Ne mund të jetojë disa javë pa ushqim, disa ditë pa ujë, p...
Vaji i Kastorit vjen nga farat e bimës Ricinus communis që...
Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet...
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancer...
Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit ...
Selinoja është një bimë e njohur edhe si (Apium graveolens...
Shegët shqiptare dhe frutat vendase të pyllit janë një zgj...
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të pë...
Kortizonet janë hormonet që prodhohen nga gjëndrat mbi...
Penicilina është një nga antibiotikët e parë dhe më të...
Postmenopauza është një term për të përshkruar kohën pas k...
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut dhe ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...