Kërkoi intervistë/ Duma i përgjigjet Metës: Patjetër që do ta bëjmë
Gazetarja e televizionit të inceneratorëve, Grida Duma, në...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët ku foli për votën e diasporës.
Berisha tha se shtetëzimi i votës së diasporës tregoi vdekjen e saj pa iu hedhur në kuti.
Kryedemokrati u shpreh se në Shqipëri përveç shtetit elektoral është dhe narkoshtetit, me kartelet më të rëndësishme të Europës.
“Vota e diasporës, ishte vota që presupozohej të ishte më e lira, vota e lirë e qytetarëve. Dhe shtetëzimi i saj, tregoi vdekjen e saj pa hyrë në kuti. Mendoj se farsa elektorale ka elementë të tjerë, kapitalë. Mendoj se një qeveri kurrë, kurrë nuk mund të shpërndajë para, bonuse në periudhë fushate elektorale. Kurrë nuk mund ta bëjë atë, sepse blen votë. Mendoj se një qeveri kurrë nuk mund të falë 200 milionë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve, nëse do u përmbahet parimeve ndërkombëtare. Mirëpo këto bëhen gjithsej, të paktën 280-300 mln euro, të dhëna qytetarëve. Mendoj se një qeveri kurrë nuk mund të shndërrojë punonjësit e saj në operatorë elektoralë. Nuk mund ta bëjë atë se pastaj nuk ka më shtet të drejtës, por ka shtet elektoral. Kështu që në rast se flasim për farsë elektorale, strumbullari i farsës elektorale është shteti elektoral, sepse pastaj në fushë mbetet një gjigant me miliarda euro në dispozicion, me qindra mijëra mjete logjistike, automjete, zyra, dhoma, etj. Me të gjithë fuqinë ekzekutive të ligjit dhe të shtetit, me dhjetëra mijëra leje, punësime, legalizime etj. Pra, farsa ka si gjenerator shtetin elektoral. Sepse shtetet që organizojnë farsa, jo të gjitha përdorin kartelet e drogës. Kurse në Shqipëri përveç shtetit elektoral është narkoshteti, kartelet më të fuqishme të Evropës. Nuk mund të ketë sot në Evropë një kartel më të fuqishëm se karteli Troplini, sepse është i vetmi kartel që e ka portin, port të lirë për kokainën. Pas operacionit çfarë i bënë, çfarë pësuan? Asgjë. Një turp, turp i madh. Të gjithë Troplinët janë të lirë, paçka se shkojnë e shtrojnë në dru para 4-5 ditësh në ndjekje Gjushin. Ku janë? Vazhdojnë të menaxhojnë portin, vazhdojnë të kontrollojnë portin. Vazhdojnë të presin ngarkesat, ti kalojnë. A ju kujtohet ju kontenieri që nuk kaloi skanerin, që erdhi nga porti i Durrësit dhe ata e hoqën nga skaneri, e prunë tek banesa e tyre, e shkarkuan dhe pastaj e dërguan atje.
Asnjë kartel në Evropë nuk ka këtë fuqi. Nuk ka si karteli i Suel Çelës, i cili kontrollon të gjithë heroinën. Autostrada e heroinës që vjen nga Turqia, Afganistani dhe shkon në Evropë. Nuk ka kartel si Bajrët që regjistrojnë me dhjetëra vrasje. Pra, manipulimi i diasporës është një aspekt i shëmtuar i farsës, por farsa është e ngritur në të gjitha këto kolona që unë thashë më sipër. KQZ-ja zbaton porositë e Edi Ramës. KQZ ka kontratën, dhe KQZ e di që kushti ynë ka qenë, jo nënkotraktor. Por duheshin nënkontraktorët që një njeri të mbushte 30 mijë vota. Ti çoje në Greqi, janë punonjës. Prandaj del fiks, kaq vota do i jepen PD-së, të tjerat do i marrë PS-ja. Nuk ka asgjë këtu. Janë qindra e mijëra vota që nuk kanë firmën e marrësit. Mungojnë 40 mijë vota, janë përdorur këtu brenda për të mbushur kuti dhe për të ndryshuar rezultate”, tha Berisha./ CNA
Gazetarja e televizionit të inceneratorëve, Grida Duma, në...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka mbajt...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur përpara nisjes së sean...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
Mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve është shoqëru...
Kryeminsitri Edi Rama, me një postim në rrjetet sociale, k...
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dorëzuar kërkesën...
Parlamenti rikthehet ditën e sotme, pas zgjedhjeve të 11 m...
Mero Baze duket se ka filluar një punë të re tashmë. D...
Pas dy muajsh ndërprerje, Kuvendi i Shqipërisë do të rifil...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë nes...
Partia Demokratike ka ankimuar zgjedhjet në qarkun e Fieri...
Në krah të kryeministrit Rama është shfaqur sërish fen...
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka dhënë n...
Në prag të nisjes së Maturës Shtetërore 2025, Ministrja e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka deklaruar dje në ...
Teksa seanca plenare rikthehet ditën e nesërme, kryeparlam...
Biznesmeni i “varreve”, Indrit Sefa, në një nga shfaqjet e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...