web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria në politikën e jashtme/ Bushati: Të dijë pozicionin që ka, s'mund të bëhemi më katolik se papa

30 Qershor 2025, 21:21, Politikë CNA

Shqipëria në politikën e jashtme/ Bushati: Të dijë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për rolin e Shqipërisë në politikën e jashtme. Bushati u shpreh se Shqipëria ka pasur një krisje në familjen euroatlantike.

Ish-ministri tha se kalimi i administratës amerikane nga Biden te Trump ka sjellë një qasje ndryshe për luftën në ukrianë. Qasje e cila, Bushati tha se nuk është në favorin e europianëve dhe bëhet më e vështirë në kontekstin shqiptar. Vështirësi e cila vjen sipas Bushatit për shkak se jemi mësuar ndër vite që amerikanët ishin ofrruesit kryesorë të sigursië në Europë.

Duke u ndalur te roli i Shqipërisë në politikën e jashtme, Bushati tha se një vend i vogël duhet të dijë pozicionin që ka, mund të ketë ndryshim qëndrimi, por duhet të shpjegohet see pse ka ndryshim qëndrimi.

Më tej, ish-ministri tha se Shqipëria është më e integruar në hartën gjeopolitike, por kjo nuk është e mjaftueshme. Një nga problemet e Shqipërisë në politikën e jashtme, Bushati tha se është porti i Durrësit, i cili nuk është bërë një port i të gjithë shqiptarëve.

Bushati tha se vendet me det kanë një avantazh strategjik, gjë të cilën Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar. Nëse do të shfrytëzohej porti i Durrësit, ish-ministri tha se mund të konkurronte me portin e Selanikut.

 

Shqipëria ka pasur një krisje në familje euroatlantike. Kalimi i administratave nga Biden te Trump, një qasje ndryshe për luftën në Ukrainë. Nuk është në favorin e europianëve. Në kontekstin shqiptar bëhet dhe më e vështirë, sepse jemi mësuar që amerikanët ishin ofruesit kryesorë të sigurisë në Europë, i kemi ndjerë amerikanët si shtrëngues të sigurisë. Pa amerikanët nuk do të kishte paqe në Kosovë. Amerikanët i njohim dhe konsiderojmë si shtrengues të perimetrit të sigurisë. Amerikanët kanë qenë shtrëngues të sigurisë. Nuk kemi zë në arenën ndërkombëtare, ne duhet të respektojmë kujtimet tona kombëtare.

Një vend i vogël duhet të dijë pozicionin që ka. Nuk mund të bëhemi më katolik se papa. Mund të kemi një ndryshim qëndrimi dhe ta shpjegojmë pse kemi një ndryshim qëndrimi. Këto episode nuk e nderojnë atdheun tonë.

Shqipëria ka një fat, që nga shembja e komunizmit, me disa qëndrime që mund të ketë mbajtur PS, euroatlantizmi është një nga vektorët tanë në politikën  e jashtme. Shprëesoj që mos të ketë ndonjë forcë ta kundërshtojë këtë.

Më i integruar në hartën e gjeopolitikës, por kjo nuk mjafton. Nuk kemi bërë portin e Durrësit një port të të gjithë shqiptarëve. Nuk mund të jetë dekorata e së nesërmes qoftë dhe një marinë e bukur në portin e Durrësit. Asnjë nuk e zëvendëson peshën që porti i Durrrësit duhet të ketë. Vendet që kanë det kanë një avantazh strategjik, ne nuk e kemi shfrytëzuar. Porti i Durrëësit mund të konkurronte  dhe atë të Selanikut”, tha Bushati./ CNA





Lajmet e fundit nga