web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinumërimi i votave/ Këlliçi: PD pretendon mandatin e 14-të në Tiranë

5 Qershor 2025, 21:47, Politikë CNA

Rinumërimi i votave/ Këlliçi: PD pretendon mandatin e

Deputeti i zgjedhur i PD në Tiranë, Belind Këlliçi tha sot se Partia Demokratike pretendon mandatin e 14-të në kryeqytet nga rinumërimi i votave. 

Në studion e emisionit ‘Opinion’, Këlliçi u shpreh se fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme.

Sipas Këlliçit, manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit politik.

“Pretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë Demokratike bëhet për mandatin e 14 të PD në Tiranë. Unë kam qenë një nga të parët që e kam nxjerrë këtë tezë, sepse aty është kërkuar dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme. Në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme. Ne na duhen dhe rreth 2180 vota, por ajo është një çështje e cila varion sepse ka të bëjë kujt i merret mandati. Është në raport dhe me partinë Mundësia dhe me Partinë Socialiste. Por fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme. Kemi një raportim që në zonat rurale të Tiranës është bërë një manipulim që ka pjesë dhe është i konsiderueshëm në rezultat që mund të ndikojë në mandatin e 14. Manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit”,-Këlliçi./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga