Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Deputetja Blerina Gjylameti ka ndarë një mesazh lidhur me përfundimin e detyrës së saj si deputete, teksa sot u zhvillua seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Gjylameti shkruan se ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që i është dhënë mundësia të përfaqësojë zërin e qytetarëve.
Gjylameti shton se tanimë e pret një hap rrugë një etape të re në shërbimin publik.
“Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik,
Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.
Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.
Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.
Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.
Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.
Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama , do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.
Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.
Me mirënjohje dhe përulësi”,-shkuan Gjylameti./CNA
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar sot...
Këtë të enjte u mbajtën punimet e seancës së fundit plenar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mbajti fjalim...
Në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë, pas dis...
Kryeminstri Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte...
Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit, ku...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha sot se mu...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant...
Përfundimi i procesit të rinumërimit të votave në Qarkun e...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, replikoi sot në Kuvend ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkruar një letër ...
Berisha duket se vazhdon me përrallat se PD-ja ka fituar, ...
Ceno Klosi dhe Silva Hasaj kanë një gjë të përbashkët. Të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, po kërkon fajtorin për humbjen...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, k...
Më shumë sesa një burim brenda PD-së, sqaron se Gazmen...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me mbledhjen me dye...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate, ku ...
Deputetja Monika Kryemadhi është tallur keqazi me Tedi Blu...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka kome...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...