Rama kritikon ashpër RTSH-në: Duhet të reformohet ose të mbyllet përkohësisht
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Radio Televizion...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u ndal sot gjerësisht te qëndrimet kritike të ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në “Syri Tv”, Boçi u shpreh se të gjitha këto qëndrime, qoftë nga SHBA-të, apo edhe BE, OSBE-ODIHR e të më gjerë, janë sinjale të qarta të mënyrës sesi shihet qeverisja e socialistëve ndër vite.
Sipas Boçit, kjo qasje është edhe një reflektim ndaj Ramës, që sipas tij duhet të japë dorëheqjen.
“Qëndrimi amerikan nuk është një momentum i ardhur vetëm për shkak të situatës së zbuluar, të përshfaqur, kriminale të qeverisë, korrupsionit të saj, bashkëpunimit me krimin, bashkëpunimit me trafiqet ndërkombëtare të narkotrafikut ndërkombëtar. Qëndrimi amerikan është një proces që bazën e inicimit e ka fill pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe nga ai moment mosurimi për fitoren e zgjedhjeve, ka ardhur në kreshendo ndarëse me qeverinë.
Pra, duke e parë qeverinë me syrin e së vërtetës dhe duke shtuar qëndrimet kritike dhe refuzuese ndaj mënyrës së sjelljes së Ramës në raport me mënyrën si qeveris, në raport me mënyrën si sillet me politikën, si sillet me parlamentin, dhe tek e fundit si ndërton proceset tërësore të marrëdhënieve që një forcë politike duhet të ketë me ekzekutivin kur është në mazhorancë.
Dhe unë jam i bindur që Shtetet e Bashkuara e dinë shumë mirë, e kanë fare të qartë, burimet e tyre janë të pakontestueshme, që në Shqipëri kemi një narko-regjim i cili e mbështet suksesin politik në korrupsion, në bashkëpunimin me krimin, mbi bazën e të cilit ka ndërtuar edhe inxhinieringun e rrëmbimit të zgjedhjeve dhe nëpërmjet të cilit ai vetë konfirmohet. Dhe këtë e dëshmon keqqeverisja, sepse ka arrogancë, ka mosvëmendje ndaj qytetarit, ka vëmendje vetëm politike ndaj përsëritjes së fatit të vet politik dhe para të cilit nuk kursen asnjë lloj bashkëpunimi.
Bashkëpunim që ka kapërcyer të gjitha nivelet e një politike që duhet të ecë në shinat e demokracisë dhe të mirëqeverisjes. Nuk është vetëm qëndrimi fillestar. Më pas kemi raportet e DASH-it, qëndrimi amerikan është infuzionuar me qëndrimin evropian. Është raporti i OSBE-ODIHR-it, janë rezolutat e partive të djathta, janë gati gjashtë rezoluta, në të cilat jepet përcaktimi politik për regjimin e Ramës dhe që patjetër dijenia dhe aprovimi nga Shtetet e Bashkuara ka qenë i mirënjohur, ose i njohur. Dhe jo më kot ky qëndrim sot ka marrë trajtë më konkrete, një trajtë që nuk lexohet vetëm politikisht, por një trajtë që lexohet edhe publikisht.
Që ndoshta në të ardhmen do lexohet akoma më shumë edhe publikisht nga shumë shtresa të publikut në Shqipëri. Sikurse qëndrimi amerikan është i tillë, mos harrojmë që dhe qëndrimi evropian, ai që dukesh në fakt në ngërç përgjatë kësaj kohe, ka filluar të përshfaqë dhe ai qëndrimet e forta, ndaluese, parandaluese, kritike ndaj Ramës, që të cilin dikur e priste si, domethënë një njeri që premtonte shumë, që dinte të bënte diplomaci dhe politikë, por duket qartazi që çdo gjë ka qenë e ndërtuar në një realitet tjetër, realitet propagandistik, i spinuar nga Rama, por që në fakt buron nga një realitet që nuk përputhet me atë që Rama paraqet në Evropë, paraqet në dialogje dhe komunikimet e tij, sepse në Shqipëri nuk ka demokraci, nuk ka fjalë të lirë, nuk ka liri politike, nuk ka institucione. Institucionet janë transferuar në zyrat kriminale të privatëve të Edi Ramës dhe nuk ka kujdesje që ky shtet të ketë ato parametra që të jetë i pranueshëm për BE-në.
Sot dyert janë të mbyllura. Këtë është i detyruar ta pranojë edhe Rama, fatkeqësisht si në raport me veten e tij, sepse ishte ai që me këtë premtim kërkoi t'i rrëmbejë edhe zemrat, të themi, shqiptarëve. Në fakt i rrëmbeu votën, jo zemrat, se ato s'ia ka rrëmbyer asnjëherë. Por që sot është para kësaj të vërtete të madhe, që dhe ata që dikur e prisnin krahëhapur, sot i kanë kryqëzuar duart dhe e shohin me dyshim, me skepticizëm, madje e kanë paralajmëruar dhe qartazi në atë gjuhën politike që ka kodet e veta, i tregon që ai nuk duhet të vazhdojë më. Ai duhet të dorëzojë pushtetin, të dorëzojë qeverisjen dhe vendi duhet patjetër të kalojë në një proces politik të drejtë ku qytetarët të zgjedhin të lirë me vullnetin e tyre atë përfaqësim politik që reflekton dëshirën dhe vullnetin e sovranit”,-tha Boçi./CNA
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Radio Televizion...
Kryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sot një tjerër d...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e Grup...
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar në mbledhjen e sotme ...
Kryeministri Edi Rama komentoi sot edhe situatën me opozit...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatav...
Deputeti demokrat, Edi Paloka u ndal sot gjerësisht te qev...
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka zbuluar komunikimin...
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, komentoi sot pozitën ...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryetari i Kom...
Kryetari i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Gj...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka mbajtur fjalën e tij...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para Grupit Par...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me Grupin Parlamentar t...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Par...
Njeriu, i cili e filloi politikën si socialist, përfundoi ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...