Debat i fortë mes Këlliçit dhe Baton Haxhiut: Mashtrues, ke marrë para nga inceneratorët
Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin Opinion të ...

Një ditë më parë ish-të burgosur politikë dhe familjarët e tyre u ngjitën në rrënojat e burgut famëkeq, në Spaç, për të ngritur zërin kundër një projekti restaurimi që, sipas tyre, po e zhvesh objektet nga historia e tyre.
Ata kanë protestuar për shkak se nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe në funksion të një filmi artistik, disa objekte të Spaçi po suvatohen, duke rrezikuar, të fshihen shenjat e së shkuarës që nuk duhet harruar.
Ministri me tre portofole Blendi Gonxja është justifikuar lidhur me ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit.
Për “super ministrin me tre portofole” të Ramës, e gjitha ajo që thuhet për ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit është tymnajë e panevojshme dhe se kritikat për prishjen e kujtesës historike janë fabula.
Gonxhja, "i shkëlqyeri" i zgjedhjeve të 11 Majit, votat e të cilit mbajnë erë dhe me akuzat nga opozita se i ka siguruar nga krimi, justifikohet duke thënë se, ndërhyrjet konservuese nuk kanë për qëllim ndryshimin apo fshirjen e kujtesës historike, por ruajtjen e saj dhe sigurimin e sigurisë fizike në sit, duke krijuar kushtet për xhirime autentike dhe për zhvillimin e muzeut.
“Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.
Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:
Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.
Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.
Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.
Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.
Vende të ndryshme që kanë përjetuar regjime autoritare po merren me trashëgiminë materiale të së kaluarës së tyre të vështirë dhe nismat për të shndërruar ish-burgjet në muze, memorialë apo qendra kulturore po rezultojnë të frytshme për shoqërinë civile dhe institucionet për të kuptuar, përpunuar dhe përballur me të kaluarën që kjo lloj trashëgimie përfaqëson.
Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur momenti që Spaçi t’u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe ndaj është punuar, prezantuar dhe miratuar në vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit.
Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.
Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese.
Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.
Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?
Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.
Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.
Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua.
Projekti i këtij filmi, bën të padukshmen të dukshme, i jep zë atyre që nuk patën zë, dhe tregon për tërë botën atë që ndodhi në burgjet politike të diktaturës komuniste shqiptare. Ky është një borxh që historia na e ka lënë, dhe që arti ka fuqinë dhe përgjegjësinë ta shlyejë.
Përsa i përket sitit të ish-burgut të Spaçit, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë që ky sit ka dhe ku përmes planit të menaxhimit, janë parashikuar të gjitha konservimet dhe hapat e mëtejshëm që do të garantojnë mbrojtjen e kujtesës historike, integritetin e sitit dhe përdorimin e tij në funksion të edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit të së vërtetës historike.
E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.
Çdo hap që ndërmerret në Spaç bëhet me ndjeshmërinë që kërkon një vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetëdijen se kujtesa nuk mbahet gjallë vetëm nga muret që qëndrojnë, por nga zërat që ngrihen për të treguar të vërtetën që ato mure kanë parë.
Prandaj, ndërhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janë dy rrugë të ndara, por dy shtylla të së njëjtës përpjekje fisnike për të mos lejuar harresën të bjerë mbi atë që ndodhi, për të mësuar nga plagët e historisë dhe për të ndërtuar mure mbajtëse e ura ndërgjegjësimi mes brezave, që të mos përsëritet më kurrë ai ferr!
E fundit, por jo nga rëndësia! Nuk duhet të harrojmë eksperiencat e “protestave” me kobure në brez për këndin e lojrave në Parkun e Madh të Liqenit dhe molotovët ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikës së vjetër! Le të distancohemi prej tyre!", thuhet në reagim./ CNA
Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin Opinion të ...
Korçari i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi ka shpërndarë një...
Gazetarja Klodiana Lala ndau detaje nga vrasje e Pjetër Ka...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj theksoi sot se parti...
Deputeti i zgjedhur i PD në Tiranë, Belind Këlliçi tha sot...
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Vela...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot se cilëson s...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi i ft...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një interv...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dnarë në rrjete...
Në Parlament u ratifikua marrëveshja e bashkëpunimit mbi s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjed...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se proces...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot se fars...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro ndryshimet...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuve...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
KAS rrëzon kërkesën ankimore të depozituar nga Koalicioni ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...