web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gonzato i dorëzon Ramës progres-raportin për Shqipërinë: Gur kyç në procesin e anëtarësimit

31 Tetor 2024, 11:27, Politikë CNA

Gonzato i dorëzon Ramës progres-raportin për

Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato, në një konferencë për shtyp me Ramën i ka dorëzuar kryeministrit progres-raportin për Shqipërinë.

Gonzato u shpreh se ky është një gur kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"Është kënaqësi për mua të jem këtu sot. Është kënaqësi që ua dorëzoj progres-raportin për Shqipërinë.

Çelëm grupkapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

Nuk do të lodhem kurrë së theksuari se ky është një gur kyç në procesin e themelimit.

Në paketën e zgjerimit vërehet synimi i Shqipërinë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE”, tha Gonzato./ CNA





Lajmet e fundit nga