web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e Shkodrës, e paralajmëruar/ Deputeti i PD-së: Drejtues policie bashkëpunojnë me krimin

31 Tetor 2024, 10:23, Politikë CNA

Ngjarja e Shkodrës, e paralajmëruar/ Deputeti i PD-së: Drejtues

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, teksa ndodhet para Kuvendit dhe do të hyjë në parlament ka folur për problematikat që po ndodhin në Shqipëri.

Ai tha se ngjarja e Shkodrës ishte e paralajmëruar dhe se vendi ndodhet në diktaturën e kryeministrit Edi Rama.

“Njerëzit vuajnë për bukën e gojës. Kanë kapur të gjitha pushtetet. Nuk guxon njeri të flasë. Kemi një dikator si në Korenë e Veriut, ky është Rama.

Vriten njerëz, ngjarja e paralajmëruar ajo e Shkodrës. Njerëzit vdesin në spitale. Fëmijët theren me thika në gjimnaz. Këta janë kriminelë. Drejtues të policisë bashkëpunojnë me krimin”, tha Dogjani./ CNA





Lajmet e fundit nga