web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mesazh BE-së: Duhet të jetë udhëkryq jo fortesë, s'duhet të shndërrohemi në projekt lufte

1 Shtator 2025, 13:34, Politikë CNA

Rama mesazh BE-së: Duhet të jetë udhëkryq jo fortesë,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit të Bledit në Slloveni, i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama dha disa mesazhe për BE-në ku një ndër to ishte dhe për psikologjinë e sipërmarrjes, ai tha se qeveritë e vendeve europiane nuk e shohin veten si sipërmarrëse, por gjithçka kërkohet nga ekzekutivi gjë që sjell rritjen e borxhit.

Kryeministri shqiptar në mesazhin e tij tha se BE-ja duhet të specializohet me qëllim kurimin e problemeve ndryshe do të bjerë.

"Ka një problem në Europë ku sipërmarrësit shihen si kundërshtarë të asaj që do bëjë qeveria. Ne në Europë nuk jemi mësuar të kemi një shter sipërmarrës si në SHBA, kërkojmë më shumë para, më shumë buxhet, më shumë borxh dhe bllokohemi, duhet t’u japim ministrive dhe ekzekutivit mesazhin që duhet të sillen si sipërmarrëse dhe të bëjnë para.

Europa është një union, por patologët e BE-së duhet të specializohen që të kemi një kujdes për organizmin e pacientit ndryshe rënia do të jetë e pashmangshme.

Formula më e mirë për Europën është të jetë sipërmarrëse.

Europa duhet të vendosë nësë do të jetë Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shkrihet, nga ana tjetër Europa është makineria më e jashtëzakonshme e administratës, por hartimi i tepruar rregulloreve para se të shpiket diçka, kjo e bën BE-në të vështirë për biznes", tha kryeministri Rama.

Rama foli edhe për forcimin e mbrojtjes së BE-së ku tha se unioni po kthehet nga projekt paqeje në projket lufte dhe tha se nuk duhet të shndërrohet në fortesë.

Rama kritikoi Europën se nuk po lëviz si vendet e tjera të botës për shkak të burokracive dhe rregulloreve të hartuara. 

"Ndërkohë që sheh botën që zhvillohet e lëviz me shpejtësi pyetja që i bën vetes është pse nuk është Europa aty? Përgjigja duhet përgatitur në tjetër mënyrë, mënyra e ndryshme e jetesës nuk është arsye për t’u distancuar, duhet të jemi më të hapur kundrejt botës, Europa duhet të jetë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë jo fortesë.

Të shndërrosh Europën nga projekt paqeje në projekt lufte, para se të vijë armiku do ta shohim njëri-tjetrin a funksionojnë armët.

Përkrah Europës çfarëdo që të ndodhë", tha Rama.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama

Ajo që më bëtë ishte një pyetje mjaft komplekse por dua të them që kur vjen fjala për ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim, është paksa ndryshe. Për shembull, nëqoftëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, meqë ra fjala nuk e di fare çfarë mendon, por çfarëdo të mendojë, nëqoftëse e thotë ka shumë për të humbur, ne s’kemi.

Kështu na duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër përtej asaj çfarë themi dhe asaj çfarë shprehemi, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim dhe kemi një ide të qartë të madhësisë sonë, të peshës sonë e po kështu edhe të sfidave tona. Si evropianë duam të jemi të lirë e të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë dhe meqë ra fjala, politika jonë e jashtme 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE prej shumë kohe. Ne as nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim sepse kur vjen fjala për besnikërinë, jemi disi të verbër dhe kur themi ‘’jemi me ty’’, jemi me ty deri në fund.

Më duhet të besoj kur vjen fjala për këtë që thamë, që raporti e ka parë Evropën si të tërë, nuk ka dashur të ndajë. Kështu dua të besoj por ndoshta e kam gabim. Mendoj që thelbi, kur vjen fjala për të tilla nisma, për nismën tuaj dhe për marrëdhënien tonë me sipërmarrësit ne përgjithësi, me Evropën dhe vendin tonë, ekziston një problem që ka dy shtresa, së pari, problemi i parjes së sipërmarrësve jo si përplotësues, por si në kundërshti me atë që duhet të bëjë qeveria dhe shteti dhe i dyti, që është më edhe më problematik dhe më i rrezikshëm për të ardhmen, është që ndryshe nga SHBA apo realitete të tjera në Evropë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës. Pra në thelb, ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, pastaj më shumë borxhe, pastaj më shumë para, më shumë buxhet, më shumë shpenzime e kështu me radhë. E nëqoftëse ndikohemi pastaj, borxhi është më i madh, ne bllokohemi ndërkohë që duhet t’u japim institucioneve, ministrive, të gjithë pushtetit ekzekutiv, mesazhin se edhe ato duhet të sillen në mënyrë sipërmarrëse dhe duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit e të bëjnë paratë për interesin e tyre, e po kështu edhe institucionet nga ana tjetër, për interesin publik.

Mund të thoni se kur sepse Marta do që ta bëjë këtë, por le të shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën kur të vijë momenti dhe kjo nuk është dhe kaq e dukshme sepse në fund të fundit, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjitha patologë meqë ra fjala, që e bën edhe më të ndërlikuar, që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Dua t’u them të gjithë atyre që janë brenda BE, të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty dhe sigurisht, problemet në Evropë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim, por për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë dhe që shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Pra, këta patologët duhet të specializohen paksa; njëri duhet të jetë pastaj kardiologu, tjetri duhet të jetë largqoftë onkologu e kështu me radhë, për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset plotësisht për të gjithë organizmin e “pacientit”, në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme.

Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në shtetet e bashkuara të Europës apo do të shpërbehet në copa të ndryshme me gjithsecilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh satelit i dikujt tjetër. Kjo është ajo pikëpyetja e madhe, përgjigjen e së cilës nuk e kam. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë, por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë në Amerikë për shembull shpikin OpenAI ndërsa në Europë shpikin rregulloren për momentin që kur dikush të vijë të shkojë në të njëjtin drejtim. Kjo e bën Europën praktikisht më të vështirë si mjedis për biznesin, shumë herë më të artikuluar kur vjen fjala për rregulloren, por ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë. Dhe gjëja e fundit që dua të them është që ndërkohë që sheh këtë botë që zhvillohet e lëviz me një shpejtësi të pabesueshme jashtë sferës sonë europiane pyetja që i bën vetes është pse nuk është Europa aty, pse nuk ishte Europa në Tianjin, pse nuk është në Brazil. E kuptoj pse por ndoshta kjo përgjigje duhet përgatitur në një tjetër mënyrë.

Fakti që kemi opinione të ndryshme për mënyrën si jetojmë, nuk është arsye për tu veçuar, për tu mbyllur dhe për të thënë që nëse do të bëhesh mik me ne duhet të jetosh si ne sepse kështu rrezikojmë të kemi gjithnjë e më pak miq dhe në fund të humbasim mënyrën tonë të jetesës. Pra na duhet ta ruajmë këtë mënyrën tonë të jetesës me krenari dhe me gjithçka mundemi, por nga ana tjetër të jemi shumë herë më të hapur kundrejt botës dhe për të qenë ajo çka Europa ka qenë gjithmonë. Udhëkryqi nga ku kalojnë të gjithë, jo si fortesa ku shihesh me shumë filtra edhe përpara sesa të kesh mundësinë të jesh mik. Duhet të jemi miq njëherë përpara sesa të jemi aleatë strategjikë për luftërat e ardhshme.

Kjo madje do të shmangë edhe luftërat sepse ta shndërrosh Europën nga një projekt paqeje në një projekt lufte, nuk mendoj se është zgjidhja sepse duke qenë 27 shtete dhe duke armatosur e armatosur veten larg qoftë përpara sesa të vijë armiku do të shohim njëri tjetrin për të parë nëse armët tona funksionojnë ose jo. Këtu mund të ketë hapësirë për të reflektuar, por thënë e gjithë kjo pas fjalëve vijnë veprat. Gjithmonë krah Europës, çfarëdo të ndodhë./CNA

 





Lajmet e fundit nga