Rama merr në mbrojtje Veliajn/ “Nuk e shkarkoj zdromsin”
Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama ka ...

CNA ka zbardhur dosjen prej 366 faqesh të Gjykatës së Posaçme ku tregohen detajet se si Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë tentuar të prishin provat dhe të pengojnë hetimin dhe punën e agjentëve.
SPAK-u ka arritur në konkluzionin se kryebashkiaku i Tiranës ka dërguar mesazhe intimiduese në drejtim të agjentëve të BKH-së që kishin në dorë çështjen e tij.
“Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit c BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimi ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’. Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues. Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e 'Partners Law' sh.p.k., dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim”, thuhet në dosje.
Po ashtu theksohet se Ajola Xoxa ka kontaktuar më parë të gjithë dëshmitarët që ishin thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
“Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve kanë pohuar se janë kontaktuar nga shtetasja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues”, thuhet në vendim./ CNA


Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama ka ...
CNA pak ditë më parë krijoi një sondazh ku pyeste qytetarë...
Ish-drejtoresha ekzekutive e BYL-A-s, Ina Goxhaj, ka tregu...
CNA ka siguruar vendimin e GJKKO-së ku zbulohet edhe roli ...
Një tjetër skandal i çiftit Veliaj-Xoxa doli më herët në d...
Teksa komentuesit e pyesin pse nuk jep dorëheqjen pas arre...
Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ka nxjerrë nga kon...
CNA zbuloi një ditë më parë përmes burimeve zyrtare se gja...
Luli Basha ka bërë publike listën me ushtarët e tij me të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar...
Gazetari Elvi Fundo foli sot për çështjen e arrestimit të ...
Gazetari Elvi Fundo ka folur sot mbi disa prej çështjeve t...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur sot disa detaje të reja ng...
Arrestimi i Erion Veliajt tashmë ka nxjerë në skenë dhe ka...
Me pak fjalë, për të shpjeguar të gjithë njoftimin e SPAK,...
Chris LaCivita, bashkëdrejtuesi i fushatës së Presidentit ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish...
Sot në Kuvend po mbahet seanca pleanare e ditës, ku po zhv...
Ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ësh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...