Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Partia Demokratike denoncoi të shtunën se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka blerë heshtjen mediatike me paratë e inceneratorëve.
Genta Vangjeli u shpreh në një deklaratë për mediat se, Erion Veliaj i ka dhënë Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha një shumë prej 56 milionë lekësh të rinj nëpërmjet pagesave, të ashtuquajtura projekte kulturore, gjithësej shtatë të tillë, nga viti 2016 deri në 2023.
Ajo theksoi se Qendrës URA, e përfshirë në kallzimin penal të depozituar nga deputetët e PD për Bunkart 1 dhe 2, I ka dhënë 22.2 milionë lekë.
"Top Albania Radios, një tjetër degë e Top Media, një fond prej 8.7 milionë lekësh, të ndara në tre projekte kulturore ,në vitet 2021, 2022 dhe 2023. Top News, po ashtu satelit i Top Medias, një projekt kulturor të quajtur ‘Ora e Tiranës’ në vlerën e 5 milionë lekëve të rinj në vitin 2023", u shpreh Vangjeli.
Sipas saj Erion Veliaj, pronari faktik i incineratorit të Tiranës, ka paguar në total 92,7 milionë lekë të rinj që mediat dhe “VIP-at”, ti bëjnë fresk.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë/ Për ta kuptuar se pse Baton Haxhiu kërcënoi Belind Këlliçin, do t’ju paraqesim një pasqyrë të pagesave që Erion Veliaj, me paratë e inceneratorëve, dalë nga xhepat tuaj, u bën mediave dhe njerëzve të lidhur me to.
Kështu, Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha, një degë e Top Channel, i ka dhënë një shumë prej 56 milion lekësh të rinj nëpërmjet pagesave, të ashtuquajtura projekte kulturore, gjithësej shtatë të tillë, nga viti 2016 deri në 2023.
Qendrës URA, e përfshirë në kallzimin penal të depozituar nga deputetët e PD për Bunkart 1 dhe 2, I ka dhënë 22.2 milion lekë. Edhe në këtë rast fondet nga incineratorët janë maskuar nën zërin ‘projekte kulturore’, të tilla si ‘maratona e jetës’, ‘bunk jazz’, ‘magic show art’, e të tjera.
Top Albania Radios, një tjetër degë e Top Media, një fond prej 8.7 milion lekësh, të ndara në tre projekte kulturore ,në vitet 2021, 2022 dhe 2023.
Top News, po ashtu satelit i Top Medias, një projekt kulturor të quajtur ‘Ora e Tiranës’ në vlerën e 5 milion lekëve të rinj në vitin 2023.
Kështu, Erion Veliaj, pronari faktik i incineratorit të Tiranës, sipas ish nr. 2 të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj, ka paguar në total 92,7 milion lek të rinj që mediat dhe “VIP-at”, ti bëjnë fresk, t’i ndreqin imazhin dhe të mbyllin ekranet e mediave. Më kryesorja, Veliaj ka blerë heshtjen e medias ndaj megaskandalit të incineratorit inekzistent të Tiranës.
Dhe kjo ka funksionuar mire, sikurse e pamë në rastin e gazetarit lobist dhe këshilltar, Baton Haxhiu, kur kërcnoi publikisht denoncuesin kryesor të inceneratorit të Tiranës, dhe rivalin e Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.
Këto janë provat që paraqesim para publikut, sepse e dimë se SPAK nuk i mer parasysh faket që kanë të bëjnë me Ramën dhe Veliajn. Është i njëjti SPAK që deklaronte se nuk i di kush janë pronarët e incineratorëve dhe tashmë që i tregoi Arben Ahmetaj, prapë bën sikur nuk e di apo nuk ka dëgjuar gjë.
SPAK, po të ishte në krye të detyrës, duhet të reagonte dhe të hetonte shpenzimet e kryera nga Bashkia Tiranë drejtpërdrejt në favor të mediave, të hetojë përfituesit e tërthortë mediatik të cilët janë paguar nga fondet e kësaj bashkie jo në mënyrë të drejtëpërdrejt./CNA
Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin e...
Barometri ka pyetur qytetarët lidhur me deklaratën “nëse q...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar që përplasjet që ndod...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë ...
Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re ...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është bashkuar tu...
Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar keq Lulzim Bashën këtë e...
Kryeministri Edi Rama ka folur për votën e emigrantëve...
Teksa në seancën e sotme mbizotëronin kaosi dhe tensio...
Lul Basha dita-ditës po braktiset nga ato pak kokrra d...
Një tjetër deputete ka braktisur Lulin e famshëm. Tas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Seanca plenare zgjati vetëm 24 minuta këtë të enjte. Asht...
Dash Sula u paraqit sot në Kuvend si kompani bastesh për t...
Lulzim Basha, me deputetët e tij, janë larguar nga sea...
Deputeti Lulzim Basha ka refuzuar që të marrë fjalën n...
Deputeti Edi Paloka ka djegur rregulloren e Kuvendit gjatë...
Deputeti Edi Paloka, gjatë fjalës së tij në sallën Kuvendi...
Nga minuta në minutë pritet të nisë seanca plenare e Kuven...
Deputetët e Lulzim Bashës kanë hyrë në sallën e Parlamenti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...